“Sulmi i protestuesve kundër Lëvizjes për të Drejta dhe Liritë (DPS) /partia e tirqve etnikë dhe myslimanëve të tjerë në Bullgari/ tregon mungesën e perspektivës, mungesën e vizionit të qartë dhe të ideve nga ana e organizatorëve të protestës”. Këtë e bëri të ditur kryetari i partisë Mustafa Karadajë me rastin e ditës së 78 të protestës, kur protestuesit godisnin me vezë centralin e DPS-së, transmetoi BTV.
Karadajë rikujtoi se shpeshherë forca të veçanta politike përpiqen të vijnë në pushtet duke përdorur retorikë kundër DPS-së. Ai nënvizoi shprehimisht se tashmë 4 vjet partia e tij këmbëngul për dorëheqjen e qeverisë.
DPS bëri thirrje për protestë paqësore dhe dialog për daljen nga kriza politike.Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, u neutralizua një grup kriminal për krime tatimore dhe pastrim..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...