“Sulmi i protestuesve kundër Lëvizjes për të Drejta dhe Liritë (DPS) /partia e tirqve etnikë dhe myslimanëve të tjerë në Bullgari/ tregon mungesën e perspektivës, mungesën e vizionit të qartë dhe të ideve nga ana e organizatorëve të protestës”. Këtë e bëri të ditur kryetari i partisë Mustafa Karadajë me rastin e ditës së 78 të protestës, kur protestuesit godisnin me vezë centralin e DPS-së, transmetoi BTV.
Karadajë rikujtoi se shpeshherë forca të veçanta politike përpiqen të vijnë në pushtet duke përdorur retorikë kundër DPS-së. Ai nënvizoi shprehimisht se tashmë 4 vjet partia e tij këmbëngul për dorëheqjen e qeverisë.
DPS bëri thirrje për protestë paqësore dhe dialog për daljen nga kriza politike.Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Ne punojmë me Institutin INSAIT të Universitetit të Sofjes. Nëse projekti ynë miratohet, në vitin 2026, do të ndërtojmë një fabrikë të inteligjencës artificiale (AI), tha për BNR Petër Statev nga Bordi Mbikëqyrës i “Sofja Teh Park”. Superkompjuteri..
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e..
Programi i menaxhimit të qeverisë do të diskutohet këtë javë në një takim të Këshillit të Ministrave, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov. Shpresoj..
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë..