Dokumentari “Tanda” i studentes Teodora-Kosara Popova nga Akademia Kombëtare për Art Teatral dhe Kinematografik “Krëstjo Sarafov” në Sofje është nga tri kandidaturat e huaja për “Oskar” studentor në kategorinë për filma dokumentarë. Ai u zgjodh në konkurrencën e 1100 filmave nga mbarë bota. Filmi i xhiruar për një ditë prezanton historitë e katër vetave që vallëzojnë tango – Sillvija, Vlladi, Davide dhe Ralica, tregoi para BNR-së Teodora-Kosara Popova.
Sillvija, e cila është kirurge, e përdor tangon që të zbulojë botën e vet shpirtërore, e cila ka mbetur në plan të prapmë në një profesion mashkullor.
Italiani Davide është i vetmi valltar profesional në film. Ai ka rdhur në Bullgari që të japë mësime të tangos.
Për Ralicën e verbër tangoja është diçka si psikoterapi dhe një mënyrë për t’i ndier njerëzit nga afër.
Vlladi, i cili është i gjatë 1.46 metra dhe është pedagog i teknikave daoiste, ka guximin për të zgjedhur pikërisht vallen, ku gratë janë me këpuca me taka të larta dhe tashmë përgatit valltarë fillestarë.
“Oskari” studentor do të shpallet më 15 tetor.Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..
Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..
Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..