Dokumentari “Tanda” i studentes Teodora-Kosara Popova nga Akademia Kombëtare për Art Teatral dhe Kinematografik “Krëstjo Sarafov” në Sofje është nga tri kandidaturat e huaja për “Oskar” studentor në kategorinë për filma dokumentarë. Ai u zgjodh në konkurrencën e 1100 filmave nga mbarë bota. Filmi i xhiruar për një ditë prezanton historitë e katër vetave që vallëzojnë tango – Sillvija, Vlladi, Davide dhe Ralica, tregoi para BNR-së Teodora-Kosara Popova.
Sillvija, e cila është kirurge, e përdor tangon që të zbulojë botën e vet shpirtërore, e cila ka mbetur në plan të prapmë në një profesion mashkullor.
Italiani Davide është i vetmi valltar profesional në film. Ai ka rdhur në Bullgari që të japë mësime të tangos.
Për Ralicën e verbër tangoja është diçka si psikoterapi dhe një mënyrë për t’i ndier njerëzit nga afër.
Vlladi, i cili është i gjatë 1.46 metra dhe është pedagog i teknikave daoiste, ka guximin për të zgjedhur pikërisht vallen, ku gratë janë me këpuca me taka të larta dhe tashmë përgatit valltarë fillestarë.
“Oskari” studentor do të shpallet më 15 tetor.Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..
Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..
Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..