Dokumentari “Tanda” i studentes Teodora-Kosara Popova nga Akademia Kombëtare për Art Teatral dhe Kinematografik “Krëstjo Sarafov” në Sofje është nga tri kandidaturat e huaja për “Oskar” studentor në kategorinë për filma dokumentarë. Ai u zgjodh në konkurrencën e 1100 filmave nga mbarë bota. Filmi i xhiruar për një ditë prezanton historitë e katër vetave që vallëzojnë tango – Sillvija, Vlladi, Davide dhe Ralica, tregoi para BNR-së Teodora-Kosara Popova.
Sillvija, e cila është kirurge, e përdor tangon që të zbulojë botën e vet shpirtërore, e cila ka mbetur në plan të prapmë në një profesion mashkullor.
Italiani Davide është i vetmi valltar profesional në film. Ai ka rdhur në Bullgari që të japë mësime të tangos.
Për Ralicën e verbër tangoja është diçka si psikoterapi dhe një mënyrë për t’i ndier njerëzit nga afër.
Vlladi, i cili është i gjatë 1.46 metra dhe është pedagog i teknikave daoiste, ka guximin për të zgjedhur pikërisht vallen, ku gratë janë me këpuca me taka të larta dhe tashmë përgatit valltarë fillestarë.
“Oskari” studentor do të shpallet më 15 tetor.Prof. Georgi Djullgerov është i vetmi regjisor bullgar që u bashkua me emrat e kinematografisë botërore që kanë fituar çmimin special FIPRESCI "Platinum". Në vitin 2025, Shoqata Ndërkombëtare e Kritikëve të Kinemasë feston 100 vjetorin e saj të..
Artisti i ri i talentuar Nedisllav Peev, i diagnostikuar me 90% autizëm, tani ka hapur galerinë e tij në Dobriç. Falë përpjekjeve të vazhdueshme të nënës së tij, Kamelija Todorova, djali tashmë figuron si “piktor” në Agjencinë e Regjistrimit –..
Në Shkollën Bullgare “Ivan Vazov” në qytetin kufitar të Edrenesë mësojnë 55 fëmijë. Shkolla u hap në vitin 2017 pranë Konsullatës së Përgjithshme të Bullgarisë. Në një vit shkollor, fëmijët atje kanë 120 orë mësimore të gjuhës bullgare. Emigrantët që..
Vitet e fundit është forcuar bashkëpunimi mes kinemasë bullgare dhe asaj shqiptare. Prodhimet shqiptare gjithnjë e më shumë po gjejnë vend në festivalet..