Teodor Ushev fitoi çmimin “Kristal” për filmin e vet me metrazh të shkurtër “Fizika e Trishtimit”, bëri të ditur sajti i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Vizatimor në Annecy.
“Në çdo një profesion ka një dekoratë, apo arritje, e cila shënon kulmin. Alpinistët kanë majat e tyre, shkrimtarët, matematikët, fizikanët e kanë çmimin Nobel, gazetarët – Pulitzer e kështu me radhë. Në artin tim, në filmat e animuar, çmimi më i madh është ai i festivalit në Annecy, Kristali i Annecy. Ky është Everesti ynë. Ju faleminderit!”
Këtë e shkroi në Fcebook Teodor Ushev, duke informuar se filmi I tij ka marrë dhe çmimin e Federatës Ndërkombëtare të Shtypit Kinematografik FIPRESCI.
Ju kujtojmë se mund të lexoni romanin e shkrimtarit Georgi Gospodinov të përkthyer në gjuhën shqipe nga Milena Selimi.
Foto: BGNES - arkv, Facebook-Theodore UshevNjë nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..
Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..
Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..