Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Edhe në kohën e sotme moderne bullgari u mbetet besnik traditave

Foto: BGNES

Një sondazh i agjencisë sociologjike “Gallup International”në mes të fushatës parazgjedhore dhe mbase për këtë shkak i caktuar nga disa si provokues, tregon se shoqëria bullgare ka shumë zakone tradicionale.

Lidhja pas tokës ruhet pavarësisht nga urbanizimi dhe industrializimi i detyruar gjysmë shekullor. Rreth dy të tretat  e qytetarëve të rritur janë lidhur ngushtë me tokën dhe me natyrën. Mbi 60% pohojnë se ose rrisin fruta, perime dhe kafshë shtëpiake për konsum personal, ose kanë të afërm dhe të njohur të cilët e bëjnë këtë. Mënyra moderne e jetesës në qytetin e madh të jep mundësi të blesh të gjitha gjërat nga supermarketi i afërt në lagje, por nuk ka fshirë përgatitjen tradicionale të produkteve për në dimër. Mbi 70% nga të anketuarit dëshmojnë se kanë përgatitur ose shpesh përdorin zajrenë e dimrit, përfshi turshi, lutenicë /një lloje salcë me speca të pjekura, karota dhe domate/, komposto e kështu me radhë. Në raste të veçanta përdorimi i produkteve shtëpiake bile është mjaft më i preferuar përpara atyre të prodhuar nën rregullimin shtetëror. 66% nga të anketuarit  tregojnë se në qoftë se pinë raki preferojnë që ajo të jetë e bërë në shtëpi dhe jo e blerë në dyqan. Këtë preferencë nuk e ndajnë 25%, kurse të tjerët luhaten.

Del se për 77% nga bullgarët tharja e rrobave në ballkon vazhdon të jetë metodë bazë ose e preferuar, pavarësisht nga efekti i diskutueshëm mbi estetikën e fasadave dhe të peizazhit të qytetit. Një përshtypje mjaft të fortë bën se për më shumë se dy të tretat e pjesëmarrësve në studimin paraprak kombëtar heqja e këpucëve para se të hyjnë në shtëpi është me një rëndësi të madhe - 71% përgjigjen se kur kanë miq, do të preferonin që ata të hynin në shtëpinë e tyre pasi të kenë hequr këpucët.

Por, ka dhe raste, në të cilat tradita është e “mposhtur” nga përparimi i tepërt. Sipas 55% nga pjesëmarrësit në studim, pohimi “preferoj vet të merrem me remontet nëpër shtëpi” nuk u përket atyre. 41% akoma preferojnë të mbështeten tek vetja dhe jo tek profesionalistët, sa u përket rregullimeve në shtëpi.

Si tërësi nuk ka diferenca serioze në përgjigjet e burrave dhe të grave. Natyrisht, më të rinjtë, njerëzit në vendet më të mëdha të populluara, respektivisht me të ardhura më të larta e të tjera, janë mjaft më larg nga zakonet dhe shijet. Por, dhe në këto raste dallimet në qëndrimet nuk janë mjaft të mëdha. Në kryeqytet shumica e banuesve kanë lënë më rritjen e kafshëve dhe të bimëve si dhe kryerjen e remonteve prej tyre, por jo dhe përgatitjen e zajreve, përdorimin e rakisë së shtëpisë ose nderjen e rrobave në ballkon.

Përpiloi: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook/Shkolla e Mesme Nr. 81

Radio Bullgaria hyri në klasa

Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..

botuar më 24-11-01 4.57.MD

Për përulësinë ndaj iluministëve dhe dimensionin bashkëkohor të iluminizmit

Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..

botuar më 24-11-01 1.05.MD

Persona me vështirësi mendore prezantojnë në fotot "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër"

Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..

botuar më 24-11-01 5.20.PD