Në fund të javës së kaluar Partia Socialiste Bullgare paralajmëroi se nuk do të marrë pjesë në mbledhjet plenare të Parlamentit, me përjashtim të atyre seancave, ku do të votohet dorëheqja e Kryetarit Dimitër Gllavçev, buxheti shtetëror dhe kërkesa e votës së mosbesimit ndaj qeverisë. Pasi Gllavçev dha dorëheqje dhe ajo u miratua shpejt madje nga pushtetarët, Partia Socialiste Bullgare vendosi se ka domosdoshmëri që t’i aktualizojë pozitat e veta të kundërshtimit.
Në nivelin e Këshillit Kombëtar ditën e shtunë socialistët vendosën që liderja e tyre Kornelia Ninova të votojë “pro” propozimit të GERB-it për amendamente në kushtetutë me qëllim heqjen e kufizimeve kohore për hetimet e mashtrimeve të privatizimit, por në të njëjtën kohë u mor vendim që grupi i tyre parlamentar të votojë “kundër” heqjes së këtyre kufizimeve. Kështu Partia Socialiste Bullgare dëshiron të demonstrojë nga njëra anë se nuk ka frikë nga vërejtjet për pjesëmarrjen e Ninovës në mashtrime lidhur me privatizimin, kurse nga ana tjetër – të respektojë qëndrimin e juristëve të saj se propozimi i GERB-it është antikushtetues. Kjo manovër taktike shkaktoi reaksione negative në vetë Partinë Socialiste, kurse rrethet opozitare filluan të flasin për dobësimin e pozitave të lideres së saj.
Socialistët vazhdojnë të ngulin këmbë për mocion mosbesimi dhe do ta parashtrojnë bashkë me Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë pas debateve për buxhetin shtetëror. Mirëpo, kauza e votës u zbeh, pasi u bë e qartë se Partia Socialiste Bullgare ngul këmbë për këtë, që të shkaktojë kundërshtime në radhët e GERB-it, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë – që të eliminojë nga pushteti Patriotët e Bashkuar, kurse partia “Volja” u spraps para idesë së vet për ta përkrahur votën.
Ndërkaq, ditën e shtunë katër formacione të djathta jashtë Parlamentit shpallën iniciativën “Manifesti Bullgar për Evropën”. Dëshira e tyre është që të përvijojnë prioritetet e qarta dhe vizionin e Bullgarisë si një shtet modern evropian. Tetë muaj pas rrëzimit të idesë për paraqitje të përbashkët në zgjedhjet parlamentare, tani Demokratët për Bullgarinë e Fortë/Republika e Re, “Po, Bullgaria”, “Të gjelbrit” dhe DEOS (Lëvizja për Bashkim Evropian dhe Solidaritet) bënë përpjekje të reja për veprime të përbashkëta. Mirëpo, si rrjedhim i kësaj sot “e djathta autentike” është jashtë Parlamentit dhe madje përpjekjet e saj të reja për bashkim të arrijnë sukses, frytet do të shihen jo tani, por më vonë – eventualisht në zgjedhjet e ardhshme. Deri atëherë kabineti “Borisov 3” do të vazhdojë të udhëheqë pa u shqetësuar nga opozita dhe sfidat e tij të ardhshme nuk do të jenë as miratimi i buxhetit të ri shtetëror, as kërkesa e mocionit të mosbesimit, as presidenca bullgare e Këshillit të BE-së nga data 1 janar i vitit tjetër.
Në sfondin e tensioneve të fundit politike në Bullgari, duhet të shënojmë se për zhvillimin e suksesshëm të presidencës bullgare kanë premtuar përkrahje jo një herë të gjitha forcat politike në Parlament. Sigurimi i fundit për këtë përkrahje u dha vetëm para dy javësh nga Zëvendëskryetarja e Partisë Socialiste Bullgare Denica Zllateva, duke deklaruar para Radios Kombëtare Bullgare se presidenca e Këshillit të BE-së nuk është përgjegjësi vetëm e partive, të cilat janë në pushtet. Pasi deklaroi përkrahjen e vet për zhvillimin e saj të suksesshme, Partia Socialiste Bullgare vërtetoi me veprimet e saj të deritanishme se tema është mbipartiake dhe kombëtare. A është e vërtetë kjo?
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..
Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..
Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..