Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nuk ka probleme në udhëheqje – majtas ka manovra taktike, kurse djathtas përsëri provë për bashkim

БНР Новини
Foto: BGNES

Në fund të javës së kaluar Partia Socialiste Bullgare paralajmëroi se nuk do të marrë pjesë në mbledhjet plenare të Parlamentit, me përjashtim të atyre seancave, ku do të votohet dorëheqja e Kryetarit Dimitër Gllavçev, buxheti shtetëror dhe kërkesa e votës së mosbesimit ndaj qeverisë. Pasi Gllavçev dha dorëheqje dhe ajo u miratua shpejt madje nga pushtetarët, Partia Socialiste Bullgare vendosi se ka domosdoshmëri që t’i aktualizojë pozitat e veta të kundërshtimit.

Në nivelin e Këshillit Kombëtar ditën e shtunë socialistët vendosën që liderja e tyre Kornelia Ninova të votojë “pro” propozimit të GERB-it për amendamente në kushtetutë me qëllim heqjen e kufizimeve kohore për hetimet e mashtrimeve të privatizimit, por në të njëjtën kohë u mor vendim që grupi i tyre parlamentar të votojë “kundër” heqjes së këtyre kufizimeve. Kështu Partia Socialiste Bullgare dëshiron të demonstrojë nga njëra anë se nuk ka frikë nga vërejtjet për pjesëmarrjen e Ninovës në mashtrime  lidhur me privatizimin, kurse nga ana tjetër – të respektojë qëndrimin e juristëve të saj se propozimi i GERB-it është antikushtetues. Kjo manovër taktike shkaktoi reaksione negative në vetë Partinë Socialiste, kurse rrethet opozitare filluan të flasin për dobësimin e pozitave të lideres së saj.

Socialistët vazhdojnë të ngulin këmbë për mocion mosbesimi dhe do ta parashtrojnë bashkë me Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë pas debateve për buxhetin shtetëror. Mirëpo, kauza e votës u zbeh, pasi u bë e qartë se Partia Socialiste Bullgare ngul këmbë për këtë, që të shkaktojë kundërshtime në radhët e GERB-it, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë – që të eliminojë nga pushteti Patriotët e Bashkuar, kurse  partia “Volja” u spraps para idesë së vet për ta përkrahur votën.

Ndërkaq, ditën e shtunë katër formacione të djathta jashtë Parlamentit shpallën iniciativën “Manifesti Bullgar për Evropën”. Dëshira e tyre është që të përvijojnë prioritetet e qarta dhe vizionin e Bullgarisë si një shtet modern evropian. Tetë muaj pas rrëzimit të idesë për paraqitje të përbashkët në zgjedhjet parlamentare, tani Demokratët për Bullgarinë e Fortë/Republika e Re, “Po, Bullgaria”, “Të gjelbrit” dhe DEOS (Lëvizja për Bashkim Evropian dhe Solidaritet) bënë përpjekje të reja për veprime të përbashkëta. Mirëpo, si rrjedhim i kësaj sot “e djathta autentike” është jashtë Parlamentit dhe madje përpjekjet e saj të reja për bashkim të arrijnë sukses, frytet do të shihen jo tani, por më vonë – eventualisht në zgjedhjet e ardhshme. Deri atëherë kabineti “Borisov 3” do të vazhdojë të udhëheqë pa u shqetësuar nga opozita dhe sfidat e tij të ardhshme nuk do të jenë as miratimi i buxhetit të ri shtetëror, as kërkesa e mocionit të mosbesimit, as presidenca bullgare e Këshillit të BE-së nga data 1 janar i vitit tjetër.

Në sfondin e tensioneve të fundit politike në Bullgari, duhet të shënojmë se për zhvillimin e suksesshëm të presidencës bullgare kanë premtuar përkrahje jo një herë të gjitha forcat politike në Parlament. Sigurimi i fundit për këtë përkrahje u dha vetëm para dy javësh nga Zëvendëskryetarja e Partisë Socialiste Bullgare Denica Zllateva, duke deklaruar para Radios Kombëtare Bullgare se presidenca e Këshillit të BE-së nuk është përgjegjësi vetëm e partive, të cilat janë në pushtet. Pasi deklaroi përkrahjen e vet për zhvillimin e saj të suksesshme, Partia Socialiste Bullgare vërtetoi me veprimet e saj të deritanishme se tema është mbipartiake dhe kombëtare. A është e vërtetë kjo?

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënpresidentja Ilijana Jotova e quajti Asamblenë e re Kombëtare "të paligjshme"

Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..

botuar më 24-11-07 5.38.MD
Ljupço Georgievski dhe avokati Naser Raufi (djathtas)

Bullgarët nga Manastiri do të kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre para gjykatës në Strasburg

Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..

botuar më 24-11-07 9.51.PD

A do të shkojmë në zgjedhje të tjera dhe gjer kur?

Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..

botuar më 24-11-06 3.37.MD