Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ballkani Perëndimor duhet të bëhet pjesë e BE-së

БНР Новини
Foto: BTA

Në Sofje u mbajt një takim i ministrave të drejtësisë dhe punëve të brendshme të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Ai ishte pjesë e kryesisë estoneze të bashkimit. Në të morën pjesë përfaqësues të Austrisë, Shqipërisë, Bosnje e Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi. Në takim asistoi edhe ministrja bullgare e drejtësisë Cecka Caçeva, ministri estonez i drejtësisë Urmas Rejnsallu, komisionarja e drejtësisë Vera Jourova.

Në fjalinë para të pranishmëve ministri estonez Urmas Rejnsallu e vuri theksin mbi avancimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor, por theksoi, se akoma ka shumë punë për t’u bërë.

Akoma ka dallime të mëdha në efektivitetin e sistemeve të drejtësisë të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Mirëpo, ata ranë dakord të punojnë me Komisionin Evropian për të formuar indikatorë për kontrollimin e sistemeve të tyre gjyqësore. Në të njëjtën kohë duhet të zhvillohet edhe drejtësia elektronike, e cila do të ndihmojë në ndarjen e proceseve. Pikërisht ky është një nga parimet kryesore të sistemit të pavarur gjyqësor.”

Përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor ishin unanim, se është i domosdoshëm një bashkëpunim më i mirë midis tyre dhe BE-së në fushën e çështjeve ndëshkimore dhe civile dhe në mbrojtjen e të dhënave personale.

Komsionarja e drejtësisë Vera Jourova e vuri theksin mbi reformën gjyqësore tek ne, duke shprehur shqetësim, se të dhënat e avancimit të paraqitura nga kryeprokurori i Bullgarisë Sotir Cacarov dhe faktet dhe rezultatet reale nuk përputhen. Kjo sipas saj ngjall dyshim dhe shqetësim sa efektivë janë hapat e Prokurorisë. Sipas saj për arsye të kryesisë nuk mund të pritet, se raporti i ardhshëm i monitorimit do të jetë më pozitiv. Ajo shtoi, se heqja e Mekanizmit për Bashkëpunim dhe Vlerësim, varet nga avancimi i Bullgarisë në luftimin e korrupsionit dhe në realizimin e drejtësisë efektive.

Gjatë kryesisë së Këshillit të BE-së Bullgaria duhet të krijojë dikasterin e prokurorit evropian, detyra e të cilit do të jetë kontrollimi i shpenzimeve të mjeteve evropiane. Sipas ministres Caçeva, struktura e re duhet të nisë punë deri në vitin 2021.

Ditën e dytë të takimit bisedimet u përqendruan mbi sfidat para sigurisë së bashkimit dhe mbi përballimin e kërcënimeve nga jashtë si terrorizmi dhe fluksi i migrantëve nga Lindja e Mesme. Në ta morën pjesë ministrat e punëve të brendshme të Estonit dhe Bullgarisë, përkatësisht Anders Anvellt dhe Vallentin Radev, si dhe komisionari evropian i migracionit dhe punëve të brendshme Dhimitris Avramopullos. Para të pranishmëve ministri estonez Anders Anvellt theksoi:

Para neve qëndrojnë disa sfida – lufta me migracionin ilegal, me terrorizmin dhe radikalizmin, dhe krimin e organizuar. Luftimi i trafikut të migrantëve është prioritet i BE-së, por megjithëqë mbyllëm rrugën e migrantëve përmes Ballkanit Perëndimor ka të tillë të cilët shfrytëzohen. Për t’i ndaluar është e domosdoshme të kemi një sistem të përbashkët për shkëmbim të informacionit. Kjo do të stimulojë dhe do të përmirësojë bashkëpunimin midis agjencive të sigurimit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Ministri bullgar Valentin Radev tha, se Bullgaria arrin të mbrojë kufirin e jashtëm të bashkimit, por do të jetë më lehtë në se fqinjët e saj perëndimor do të bëhen pjesë e familjes evropiane.

Sipas komisionarit evropian Dhimitris Avramopullos, deri në vitin 2021 do të nisë punë sistemi i përgjithshëm evropian për udhëtime, gjë që do të ndihmojë luftimin e migrantëve ilegal.  Ky sistem nuk do të përbëjë një regjim të vizave, por do të sigurojë një qasje të lehtë të shtetasve të Ballkanit Perëndimor me vendet e BE-së.

Takime të tilla në nivel ministrash të ndryshëm janë me rëndësi për Bullgarinë, sepse janë një shkas të mirë për shkëmbimin e përvojës ose për zgjidhjen e problemeve të përgjithshme evropiane, të cilët shteti patjetër do të hasë gjatë kryesisë evropiane.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

GERB: Politika e SHBA përbën një rrezik për ekonominë bullgare

Udhëheqësi i GERB-it, Bojko Borisov, u tha gazetarëve se ai mbështet qëndrimin e presidentit amerikan Donald Trump për paqen në Ukrainë, por këmbëngul që Bullgaria të mbetet besnike ndaj partnerëve të saj evropianë. Sipas tij, politika e..

botuar më 25-02-21 3.56.MD

Në Bosilegrad të Serbisë diskutuan për temën e të ashtuquajturit "komb i shopëve"

Një forum u mbajt në klubin e shtypit të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA) në Bosilegrad të Serbisë, i provokuar nga përpjekjet për ta imponuar të ashtuquajturin "komb i shopëve" ( shopët janë një grup etnografik që banon në pjesët perëndimore..

botuar më 25-02-19 9.42.PD

Andrej Novakov nga Parlamenti Evropian: Bullgaria është një faktor i pashmangshëm në rajon

Bullgaria duhet të marrë financim të synuar për mbrojtjen - këtë e ka kërkuar eurodeputeti bullgar i Partisë Popullore Evropiane (EPP), Andrej Novakov nga Komisioneri i ri i Komisionit Evropian (KE) për Mbrojtjen. Diskutimi strategjik i burimeve të..

botuar më 25-02-18 1.07.MD