Në Sofje u mbajt një takim i ministrave të drejtësisë dhe punëve të brendshme të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Ai ishte pjesë e kryesisë estoneze të bashkimit. Në të morën pjesë përfaqësues të Austrisë, Shqipërisë, Bosnje e Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi. Në takim asistoi edhe ministrja bullgare e drejtësisë Cecka Caçeva, ministri estonez i drejtësisë Urmas Rejnsallu, komisionarja e drejtësisë Vera Jourova.
Në fjalinë para të pranishmëve ministri estonez Urmas Rejnsallu e vuri theksin mbi avancimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor, por theksoi, se akoma ka shumë punë për t’u bërë.
“Akoma ka dallime të mëdha në efektivitetin e sistemeve të drejtësisë të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Mirëpo, ata ranë dakord të punojnë me Komisionin Evropian për të formuar indikatorë për kontrollimin e sistemeve të tyre gjyqësore. Në të njëjtën kohë duhet të zhvillohet edhe drejtësia elektronike, e cila do të ndihmojë në ndarjen e proceseve. Pikërisht ky është një nga parimet kryesore të sistemit të pavarur gjyqësor.”
Përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor ishin unanim, se është i domosdoshëm një bashkëpunim më i mirë midis tyre dhe BE-së në fushën e çështjeve ndëshkimore dhe civile dhe në mbrojtjen e të dhënave personale.
Komsionarja e drejtësisë Vera Jourova e vuri theksin mbi reformën gjyqësore tek ne, duke shprehur shqetësim, se të dhënat e avancimit të paraqitura nga kryeprokurori i Bullgarisë Sotir Cacarov dhe faktet dhe rezultatet reale nuk përputhen. Kjo sipas saj ngjall dyshim dhe shqetësim sa efektivë janë hapat e Prokurorisë. Sipas saj për arsye të kryesisë nuk mund të pritet, se raporti i ardhshëm i monitorimit do të jetë më pozitiv. Ajo shtoi, se heqja e Mekanizmit për Bashkëpunim dhe Vlerësim, varet nga avancimi i Bullgarisë në luftimin e korrupsionit dhe në realizimin e drejtësisë efektive.
Gjatë kryesisë së Këshillit të BE-së Bullgaria duhet të krijojë dikasterin e prokurorit evropian, detyra e të cilit do të jetë kontrollimi i shpenzimeve të mjeteve evropiane. Sipas ministres Caçeva, struktura e re duhet të nisë punë deri në vitin 2021.
Ditën e dytë të takimit bisedimet u përqendruan mbi sfidat para sigurisë së bashkimit dhe mbi përballimin e kërcënimeve nga jashtë si terrorizmi dhe fluksi i migrantëve nga Lindja e Mesme. Në ta morën pjesë ministrat e punëve të brendshme të Estonit dhe Bullgarisë, përkatësisht Anders Anvellt dhe Vallentin Radev, si dhe komisionari evropian i migracionit dhe punëve të brendshme Dhimitris Avramopullos. Para të pranishmëve ministri estonez Anders Anvellt theksoi:
“Para neve qëndrojnë disa sfida – lufta me migracionin ilegal, me terrorizmin dhe radikalizmin, dhe krimin e organizuar. Luftimi i trafikut të migrantëve është prioritet i BE-së, por megjithëqë mbyllëm rrugën e migrantëve përmes Ballkanit Perëndimor ka të tillë të cilët shfrytëzohen. Për t’i ndaluar është e domosdoshme të kemi një sistem të përbashkët për shkëmbim të informacionit. Kjo do të stimulojë dhe do të përmirësojë bashkëpunimin midis agjencive të sigurimit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. “
Ministri bullgar Valentin Radev tha, se Bullgaria arrin të mbrojë kufirin e jashtëm të bashkimit, por do të jetë më lehtë në se fqinjët e saj perëndimor do të bëhen pjesë e familjes evropiane.
Sipas komisionarit evropian Dhimitris Avramopullos, deri në vitin 2021 do të nisë punë sistemi i përgjithshëm evropian për udhëtime, gjë që do të ndihmojë luftimin e migrantëve ilegal. Ky sistem nuk do të përbëjë një regjim të vizave, por do të sigurojë një qasje të lehtë të shtetasve të Ballkanit Perëndimor me vendet e BE-së.
Takime të tilla në nivel ministrash të ndryshëm janë me rëndësi për Bullgarinë, sepse janë një shkas të mirë për shkëmbimin e përvojës ose për zgjidhjen e problemeve të përgjithshme evropiane, të cilët shteti patjetër do të hasë gjatë kryesisë evropiane.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Ukrainës duhet t'i jepen garanci të besueshme dhe të qëndrueshme sigurie si një kusht i domosdoshëm për paqen e qëndrueshme, thuhet në një qëndrim zyrtar të Ministrisë së Jashtme bullgare me rastin e 3 viteve të "luftës së plotë të paprovokuar dhe..
Kalin Xhorxhesku mbetet favoriti për vendin e presidentit në Rumani Kalin Xhorxhesku, i cili fitoi raundin e parë të anuluar të zgjedhjeve presidenciale në nëntor 2024 si një kandidat i pavarur, mbetet favorit për postin me 45% mbështetje..
Në mesin e personaliteteve nga spektri politik në vendin tonë, besimin më të madh nga votuesit e gëzon presidenti Rumen Radev - 46,7%, i ndjekur nga kryeministri Rosen Zheljazkov (18,9%), lideri i partisë më të përfaqësuar në parlament, GERB,..
Ukrainës duhet t'i jepen garanci të besueshme dhe të qëndrueshme sigurie si një kusht i domosdoshëm për paqen e qëndrueshme, thuhet në një qëndrim..