Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Piktorja Lili Dimkova: “Shkëndija hyjnore është te të gjithë ne, por nganjëherë ajo është si qymyr i mbuluar me hi”

БНР Новини
3
Foto: Diana Cankova

Pikturat e saj rrezatojnë dritë, kurse mistika e tyre fsheh mesazhe jashtë botës sonë të egër materiale.Lili Dimkova seleksionoi 113 piktura, me të cilat të na tregojë për rrugën shpirtërore të kaluar nga ne.

Снимка

“Kjo ekspozitë është jubilare dhe retrospektive – 50 vjet sesa e kërkoj dritën, e kërkoj të bukurën, që mund të jetë edhe në natyrë, edhe në shpirtin e njeriut – na tregon ajo për pikturat e saj, të ekspozuara në galerinë në rrugën “Shipka”, 6. – kam bërë një cikël të tërë prej titanëve të shpirtit bullgar, si Ivan Vazov, Kiril dhe Metodij, Vasill Levski, Bojan Maga, Shën Ivan Rillski, Nikolla Vapcarov, të cilët na flasin me sytë e tyre dhe na ndihmojnë, që të zhvillohemi shpirtërisht.”

„Bogomil“ dhe „Levski“

„Autoportret“Lili Dimkova është rritur në shtëpinë e kuruesit të madh popullor Petër Dimkov. Ajo e ndjek shembullin e të atit – t’i ndihmojë të tjerët dhe të bëjë gjëra të mira. Ndoshta për këtë shkak pikturat e saj na pastrojnë dhe na bëjnë më të mirë. Lili Dimkova ka lindur në vitin 1932, ka mbaruar për skenografi në Akademinë e Arteve Figurative dhe ka punuar si piktore e kostumeve për shumë filma bullgarë. Pikturat e saj janë treguar në muzeun e Nikollaj Rjorihut në Nju Jork, në San Francisko, në Berlin, në Algjer, në Marok, si dhe në galeritë në mbarë vendin tonë. Përveç kësaj Lili Dimkova bën pjesë në Vëllazërinë e Bardhë dhe përulet para diturive të Mësuesit.

Ia kushtoj këtë ekspozitë Mësuesit Petër Dënov, sepse unë e kam pranuar brenda vetes fjalinë e tij, e cila është e pastër si fjalia e Krishtit – thotë me këtë rast piktorja dhe u bënë thirrje të gjithë neve – t’i ndihmojmë njerëzit rreth nesh. Babai im i ndihmonte njerëzit gjatë tërë jetës së tij, duke i kuruar. Edhe unë përpiqem që nëpërmjet pikturave të mia t’i pastrojë shpirtrat e tyre.

Portreti i Petër DanovitËshtë interesante historia e portretit të Petër Dënovit, të pikturuar nga Lili Dimkova para disa vitesh. Nuk është e rastit se ai ndodhet në një vend qendror në sallën e ekspozitës dhe vizituesit e shohin së pari atë.

Së pari e pash imazhin e Mësuesit – ai disi u ngrit pranë meje dhe pasi unë vendosa ta pikturojë atë që ishte para syve të mi, u ndjeva e paaftë – na tregon Lili Dimkova për procesin krijues. Atëherë u gjunjëzova dhe thashë – Unë nuk mund të pikturojë, pikturohu vetë. Dhe atëherë dora ime filloi të lëvizë. Kështu qe ka diçka të jashtëzakonshme në këtë portret.

Lili Dimkova tha se edhe në vizatimin e pikturave të tjera ka ndier një ndihmë të paparë, e cila e ka lëvizur dorën e saj. Dhe meqenëse tërë krijimtaria e saj është një urë mes botës tokësore dhe asaj jashtëtokësore, ajo u kushton një vëmendje të veçantë syve, si njëfarë salle pritëse drejt shpirtit të njeriut.

Së pari duhet ta pikturojmë jo fytyrën, por më tepër sytë, sepse pikërisht nëpërmjet tyre paraqitet shpirti i njeriut – beson Lili Dimkova. – Dhe atje kërkojmë dhe shohim pastërtinë dhe bukurinë e njeriut. Unë mendoj se të gjithë ne e mbajmë brenda vetes “shkëndijën hyjnore, por shpeshherë ajo është si qymyri i mbuluar me hi. Mirëpo, ajo mund të ndriçojë përsëri – çështja është se çfarë do të kërkojmë te njeriu dhe çfarë do të thërrasim.”

„Nën mbrojtjen e malit“ dhe „Qytetërimi tonë modern i cili lëkundet“

Shkaku për optimizmin e Lili Dimkovës në botën e tmerrshme sot, kur agresioni rritet gjithnjë e më shumë, janë njerëzit e rinj, të cilët kanë dëshirë të jenë të mirë dhe ta shpëtojnë planetin. Prandaj në pikturën e vet më të re piktorja ka paraqitur një grua me sy të paharrueshëm, ku lexohet lutja: “O Zot, ndihmona që ta ruajmë natyrën e Nënës sonë, Toka”.

„O Zot, ndihmona që ta ruajmë natyrën e Nënës sonë, Toka“

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi nga ekspozita: Diana Cankova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Arti transformon vendet e preferuara në qendër të Plovdivit

Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..

botuar më 24-10-02 7.35.PD

"Triumfi" - kandidati bullgar për "Oscar" triumfoi në "Trëndafilin e Artë"

Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..

botuar më 24-09-27 11.47.PD
Prof. i Asociuar Marco Scarpa

Prof. i Asociuar Marco Scarpa: Gjuha dhe alfabeti nuk duhet të shërbejnë për të kundërshtuar njëri-tjetrin, por duhet të vlerësohen si një pasuri e përbashkët

Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..

botuar më 24-09-26 7.20.PD