Pikturat e saj rrezatojnë dritë, kurse mistika e tyre fsheh mesazhe jashtë botës sonë të egër materiale.Lili Dimkova seleksionoi 113 piktura, me të cilat të na tregojë për rrugën shpirtërore të kaluar nga ne.
“Kjo ekspozitë është jubilare dhe retrospektive – 50 vjet sesa e kërkoj dritën, e kërkoj të bukurën, që mund të jetë edhe në natyrë, edhe në shpirtin e njeriut – na tregon ajo për pikturat e saj, të ekspozuara në galerinë në rrugën “Shipka”, 6. – kam bërë një cikël të tërë prej titanëve të shpirtit bullgar, si Ivan Vazov, Kiril dhe Metodij, Vasill Levski, Bojan Maga, Shën Ivan Rillski, Nikolla Vapcarov, të cilët na flasin me sytë e tyre dhe na ndihmojnë, që të zhvillohemi shpirtërisht.”
Lili Dimkova është rritur në shtëpinë e kuruesit të madh popullor Petër Dimkov. Ajo e ndjek shembullin e të atit – t’i ndihmojë të tjerët dhe të bëjë gjëra të mira. Ndoshta për këtë shkak pikturat e saj na pastrojnë dhe na bëjnë më të mirë. Lili Dimkova ka lindur në vitin 1932, ka mbaruar për skenografi në Akademinë e Arteve Figurative dhe ka punuar si piktore e kostumeve për shumë filma bullgarë. Pikturat e saj janë treguar në muzeun e Nikollaj Rjorihut në Nju Jork, në San Francisko, në Berlin, në Algjer, në Marok, si dhe në galeritë në mbarë vendin tonë. Përveç kësaj Lili Dimkova bën pjesë në Vëllazërinë e Bardhë dhe përulet para diturive të Mësuesit.
“Ia kushtoj këtë ekspozitë Mësuesit Petër Dënov, sepse unë e kam pranuar brenda vetes fjalinë e tij, e cila është e pastër si fjalia e Krishtit – thotë me këtë rast piktorja dhe u bënë thirrje të gjithë neve – t’i ndihmojmë njerëzit rreth nesh. Babai im i ndihmonte njerëzit gjatë tërë jetës së tij, duke i kuruar. Edhe unë përpiqem që nëpërmjet pikturave të mia t’i pastrojë shpirtrat e tyre.”
Është interesante historia e portretit të Petër Dënovit, të pikturuar nga Lili Dimkova para disa vitesh. Nuk është e rastit se ai ndodhet në një vend qendror në sallën e ekspozitës dhe vizituesit e shohin së pari atë.
“Së pari e pash imazhin e Mësuesit – ai disi u ngrit pranë meje dhe pasi unë vendosa ta pikturojë atë që ishte para syve të mi, u ndjeva e paaftë – na tregon Lili Dimkova për procesin krijues. Atëherë u gjunjëzova dhe thashë – Unë nuk mund të pikturojë, pikturohu vetë. Dhe atëherë dora ime filloi të lëvizë. Kështu qe ka diçka të jashtëzakonshme në këtë portret.”
Lili Dimkova tha se edhe në vizatimin e pikturave të tjera ka ndier një ndihmë të paparë, e cila e ka lëvizur dorën e saj. Dhe meqenëse tërë krijimtaria e saj është një urë mes botës tokësore dhe asaj jashtëtokësore, ajo u kushton një vëmendje të veçantë syve, si njëfarë salle pritëse drejt shpirtit të njeriut.
Së pari duhet ta pikturojmë jo fytyrën, por më tepër sytë, sepse pikërisht nëpërmjet tyre paraqitet shpirti i njeriut – beson Lili Dimkova. – Dhe atje kërkojmë dhe shohim pastërtinë dhe bukurinë e njeriut. Unë mendoj se të gjithë ne e mbajmë brenda vetes “shkëndijën hyjnore, por shpeshherë ajo është si qymyri i mbuluar me hi. Mirëpo, ajo mund të ndriçojë përsëri – çështja është se çfarë do të kërkojmë te njeriu dhe çfarë do të thërrasim.”
Shkaku për optimizmin e Lili Dimkovës në botën e tmerrshme sot, kur agresioni rritet gjithnjë e më shumë, janë njerëzit e rinj, të cilët kanë dëshirë të jenë të mirë dhe ta shpëtojnë planetin. Prandaj në pikturën e vet më të re piktorja ka paraqitur një grua me sy të paharrueshëm, ku lexohet lutja: “O Zot, ndihmona që ta ruajmë natyrën e Nënës sonë, Toka”.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi nga ekspozita: Diana Cankova
Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..
Na ishte njëherë e një kohë një lagje e jashtëzakonshme. Prej saj filloi ndërtimi i Sofjes së Vjetër, sepse ndodhej midis Pallatit dhe stacionit - rruga kryesore që bënte lidhjen e jetës në qytet. Në këtë hapësirë njerëzit jo vetëm plotësonin nevojën e..
Në vjeshtën e vitit 1992, nëpërmjet një urdhri të Këshillit të Ministrave në Bullgari, u krijua Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit për të koordinuar politikën shtetërore ndaj bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën. Kryetari i parë, Georgi Danaillov,..