Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Prek galerinë” ose sytë e të verbërve

БНР Новини
Foto: Bozhidar Janev

Në Galerinë Kombëtare të Arteve Figurative “Kvadrat 500” u krijua salla e parë për njerëz me probleme në të parin. Ekspozita në të titullohet “Prek galerinë”. Projekti u realizua në sajë të Fondacionit “Grafija”. Janë të ekspozuara vepra të artit figurativ të adaptuara mbi harta taktile. Kështu njerëzit me vështirësi në të parin do të kenë mundësi të prekin artin.

Gjatë prezantimit fëmijë nga Shkolla e Mesme për nxënës me vështirësi në të parin “Lui Brajl” përmes majës së gishtërinjve zbuluan imazhet e transformuar për ta. Sllava Ivanova, drejtoreshë e Galerisë Kombëtare të Arteve Figurative “Kvadrat 500” tregon, se në ekspozitë u përfshin “Autoportret” i Zahari Zografit, “Valle Popullore – Rëçenica” i piktorit Ivan Mërkviçka, “Korrje në Çepinsko” i Ivan Angellovit, “Lumi Erma afër Trënit” i Nikolla Petrovit dhe disa prej skulptorëve më të çmueshme të galerisë: “Nëna me fëmijë” nga Kirill Shivarovi, “Shpirti dhe Materia” nga Andrej Nikollovi dhe “Nëna” nga Ivan Llazarovi. Ja se çfarë shpjegoi zonja Ivanova:

Nëpërmjet tablove taktile njeriu është në gjendje që me prekjen e gishtërinjve të dallojë veprat. Pranë projektit ka edhe disa disqe audio me tekste në të cilët përshkruhen tablotë në gjuhën bullgare dhe angleze. Në to prezantohen autorët, veprat dhe epoka, në të cilën u krijuan.

СнимкаNga ku erdhi ideja për këtë ekspozitë dhe sa e vështirë është të rikrijohen vepra artistike kështu që edhe një njeri me vështirësi në të parin jo vetëm të prekë, por edhe “të shikojë” si të thuash. Këtyre pyetjeve përgjigjet Alberto Stajkov, themeluesi i Fondacionit “Grafija”:

Megjithëqë në Bullgari ka Lidhja e të Verbërve, asnjeri deri tashti nuk ka menduar, se njerëzit me probleme në të parin kanë nevojë për art. Ashtu siç organizmi ka nevojë për ujë dhe ushqim, kështu edhe shpirti dhe intelekti duhet të ushqehen nëpërmjet artin. Në këtë mënyrë pasurohen përjetimet dhe shpirti. Për mua si fotograf ishte vështirë të rikrijoj veprat. Nëpërmjet Photoshopit – zbulova procesin, të cilin e shfrytëzoj. Veprat fotografohen. Pas kësaj adaptohen dhe përshtaten të shtypen në një letër special, i cili pas kësaj kalon një përpunim termik. Pasi vepra është gati një konsultues vendos, a është e përshtatshme apo jo për një njeri me vështirësi në të parin. Njerëzit që nuk kanë probleme të tilla kanë ndjenje krejt të ndryshme se sa të verbëritë.

Alberto Stajkovi shtoi, se ka probleme në krijimin e hartave taktile. Sipas tij do të jetë mirë në se do të miratohet një standard unik për krijimin e tyre, ashtu siç është sistemi i shkrimit të Alfabetit Brajl. Në këtë mënyrë njerëzit me probleme me shikimin që mësojnë qoftë në Sofje, qoftë në Pllovdiv ose në Varnë, nuk do të hasin vështirësi në leximin e këtyre hartave. Alberto Stajkovi foli edhe për idetë e tij të ardhshme:

Kam dëshirë të bëj edhe kinema për të verbër. Ashtu siç është kinemaja për të shurdhëritë, ku shtohen shkrime sqaruese. Kështu për njerëzit e verbër do të shtojmë tekst, i cili do të përshkruajë skenat përderisa artistët flasin. Në këtë mënyrë ata “do të shikojnë”, si të thuash, atë që shfaqet në ekran. Krahas kësaj kam dëshirë, që pranë monumenteve, të cilët njeriu mund të prekë, siç për shembull është monumenti i të atit dhe i birit Sllavejkovi, të ulur mbi një stol në Sheshin “Sllavjekov” të bëhen audio grama. Kështu njerëzit me vështirësi në të parin do të disponojnë informacion për atë, që është përball tyre. Natyrisht, të gjitha monumentet nuk mund të preken në këtë mënyrë, sepse shumë prej tyre janë të mëdha dhe të larta, por të paktën për ata ku ka një mundësi të tillë.”

СнимкаMirëpo, me më shumë rëndësi është se si njerëzit me vështirësi në të parin pranojnë dhe vlerësojnë ato projekte. Kryesorja është, që ata të jenë të përshtatura ashtu, që secili që do të prekë të arrijë që në të vërtetë të shikojë. Një prej fëmijëve, që erdhën të ndjejnë veprat artistike tha:

Gjithçka është bërë shumë mirë. Nuk mendova se do të kishte një efekt të tillë. Në të vërtetë nismëtarët realizuan idenë e tyre. Doemos do të jetë shumë mirë, në se e gjithë kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen, kështu që edhe ne të jemi në gjendje “të shikojmë” sa më shumë vepra. Nismëtarët e kanë bërë çdo gjë në mënyrë të përkryer dhe ne duhet të mbështesim në të ardhmen. Tani kemi mundësi të prekim diçka, të cilën para kësaj nuk kishim mundësi të zbulojmë, që ekziston.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Arti transformon vendet e preferuara në qendër të Plovdivit

Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..

botuar më 24-10-02 7.35.PD

"Triumfi" - kandidati bullgar për "Oscar" triumfoi në "Trëndafilin e Artë"

Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..

botuar më 24-09-27 11.47.PD
Prof. i Asociuar Marco Scarpa

Prof. i Asociuar Marco Scarpa: Gjuha dhe alfabeti nuk duhet të shërbejnë për të kundërshtuar njëri-tjetrin, por duhet të vlerësohen si një pasuri e përbashkët

Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..

botuar më 24-09-26 7.20.PD