Në Galerinë Kombëtare të Arteve Figurative “Kvadrat 500” u krijua salla e parë për njerëz me probleme në të parin. Ekspozita në të titullohet “Prek galerinë”. Projekti u realizua në sajë të Fondacionit “Grafija”. Janë të ekspozuara vepra të artit figurativ të adaptuara mbi harta taktile. Kështu njerëzit me vështirësi në të parin do të kenë mundësi të prekin artin.
Gjatë prezantimit fëmijë nga Shkolla e Mesme për nxënës me vështirësi në të parin “Lui Brajl” përmes majës së gishtërinjve zbuluan imazhet e transformuar për ta. Sllava Ivanova, drejtoreshë e Galerisë Kombëtare të Arteve Figurative “Kvadrat 500” tregon, se në ekspozitë u përfshin “Autoportret” i Zahari Zografit, “Valle Popullore – Rëçenica” i piktorit Ivan Mërkviçka, “Korrje në Çepinsko” i Ivan Angellovit, “Lumi Erma afër Trënit” i Nikolla Petrovit dhe disa prej skulptorëve më të çmueshme të galerisë: “Nëna me fëmijë” nga Kirill Shivarovi, “Shpirti dhe Materia” nga Andrej Nikollovi dhe “Nëna” nga Ivan Llazarovi. Ja se çfarë shpjegoi zonja Ivanova:
“Nëpërmjet tablove taktile njeriu është në gjendje që me prekjen e gishtërinjve të dallojë veprat. Pranë projektit ka edhe disa disqe audio me tekste në të cilët përshkruhen tablotë në gjuhën bullgare dhe angleze. Në to prezantohen autorët, veprat dhe epoka, në të cilën u krijuan.”
Nga ku erdhi ideja për këtë ekspozitë dhe sa e vështirë është të rikrijohen vepra artistike kështu që edhe një njeri me vështirësi në të parin jo vetëm të prekë, por edhe “të shikojë” si të thuash. Këtyre pyetjeve përgjigjet Alberto Stajkov, themeluesi i Fondacionit “Grafija”:
“Megjithëqë në Bullgari ka Lidhja e të Verbërve, asnjeri deri tashti nuk ka menduar, se njerëzit me probleme në të parin kanë nevojë për art. Ashtu siç organizmi ka nevojë për ujë dhe ushqim, kështu edhe shpirti dhe intelekti duhet të ushqehen nëpërmjet artin. Në këtë mënyrë pasurohen përjetimet dhe shpirti. Për mua si fotograf ishte vështirë të rikrijoj veprat. Nëpërmjet Photoshopit – zbulova procesin, të cilin e shfrytëzoj. Veprat fotografohen. Pas kësaj adaptohen dhe përshtaten të shtypen në një letër special, i cili pas kësaj kalon një përpunim termik. Pasi vepra është gati një konsultues vendos, a është e përshtatshme apo jo për një njeri me vështirësi në të parin. Njerëzit që nuk kanë probleme të tilla kanë ndjenje krejt të ndryshme se sa të verbëritë.”
Alberto Stajkovi shtoi, se ka probleme në krijimin e hartave taktile. Sipas tij do të jetë mirë në se do të miratohet një standard unik për krijimin e tyre, ashtu siç është sistemi i shkrimit të Alfabetit Brajl. Në këtë mënyrë njerëzit me probleme me shikimin që mësojnë qoftë në Sofje, qoftë në Pllovdiv ose në Varnë, nuk do të hasin vështirësi në leximin e këtyre hartave. Alberto Stajkovi foli edhe për idetë e tij të ardhshme:
“Kam dëshirë të bëj edhe kinema për të verbër. Ashtu siç është kinemaja për të shurdhëritë, ku shtohen shkrime sqaruese. Kështu për njerëzit e verbër do të shtojmë tekst, i cili do të përshkruajë skenat përderisa artistët flasin. Në këtë mënyrë ata “do të shikojnë”, si të thuash, atë që shfaqet në ekran. Krahas kësaj kam dëshirë, që pranë monumenteve, të cilët njeriu mund të prekë, siç për shembull është monumenti i të atit dhe i birit Sllavejkovi, të ulur mbi një stol në Sheshin “Sllavjekov” të bëhen audio grama. Kështu njerëzit me vështirësi në të parin do të disponojnë informacion për atë, që është përball tyre. Natyrisht, të gjitha monumentet nuk mund të preken në këtë mënyrë, sepse shumë prej tyre janë të mëdha dhe të larta, por të paktën për ata ku ka një mundësi të tillë.”
Mirëpo, me më shumë rëndësi është se si njerëzit me vështirësi në të parin pranojnë dhe vlerësojnë ato projekte. Kryesorja është, që ata të jenë të përshtatura ashtu, që secili që do të prekë të arrijë që në të vërtetë të shikojë. Një prej fëmijëve, që erdhën të ndjejnë veprat artistike tha:
“Gjithçka është bërë shumë mirë. Nuk mendova se do të kishte një efekt të tillë. Në të vërtetë nismëtarët realizuan idenë e tyre. Doemos do të jetë shumë mirë, në se e gjithë kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen, kështu që edhe ne të jemi në gjendje “të shikojmë” sa më shumë vepra. Nismëtarët e kanë bërë çdo gjë në mënyrë të përkryer dhe ne duhet të mbështesim në të ardhmen. Tani kemi mundësi të prekim diçka, të cilën para kësaj nuk kishim mundësi të zbulojmë, që ekziston.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..