Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të pakënaqurit që u shkëputën nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë me zhurmë kthehen në jetën tonë politike

БНР Новини
Foto: BTA

Më pak se katër muaj pas përjashtimit të tij nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë, ish kryetari i Lëvizjes Ljutvi Mestan krijoi një parti të re. Ajo u themelua të dielën me emër “Demokratët për Përgjegjësi, Liri dhe Tolerancë” (DOST). Në konferencën e parë të partisë së re lideri i saj Ljutvi Mestan disa herë kritikoi Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë – formacionin në krye të së cilit ishte vetë ai në vazhdim të 2 vjetësh. E quajti liberalizmin e tij “të rremë” dhe akuzoi drejtësinë e Lëvizjes në këtë se e ka vënë demokracinë bullgare në varësi të korrupsionit, oligarkisë dhe interesave proruse. Mestani akuzoi institucionet shtetërore se nuk mbrojnë interesin publik, kurse shërbejnë rrjetet oligarkike.

Themelimi i DOST-it bëri përshtypje me praninë madhështore të përfaqësuesve të partive dhe organizatave nga Turqia. Posaçërisht për të erdhën anëtarë të Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit të presidentit Rexhep Erdogan, përfaqësues të opozitares Partisë Republikane Kombëtare dhe të së djathtës Partisë së Lëvizjes Nacionaliste. Ky fakt tregon mospërfillje të dyshimeve të përhapura në shoqërinë tonë për varësinë e Mestanit nga faktorët politikë në fqinjën tonë jugore. Një përfaqësues i Partisë së Lëvizjes Kombëtare të Turqisë skandalizoi shoqërinë duke thënë gjatë konferencës themeluese të DOST-it se “atje ku flitet gjuha turke, për ne është pjesë e atdheut tonë”. Kështu në menytë të padyshimtë ai tregoi se e pranojnë partinë e sapoformuar si një formacion etnik.

Indinjatën e saj e shprehu zëvendës presidentja Margarita Popova, e cila kritikoi publikisht Presidencën (pjesë e së cilës është vetë ajo) dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme për mungesën e reagimit. Partia nacionaliste VMRO i bëri thirrje Gjykatës që të mos regjistrojë DOST-in sepse bëhet fjalë për një subjekt, i cili sipas tyre do të shërbejë interesat e huaja. Nacionalistët mendojnë se DOST do të çojë shtetin në një skenar boshnjak apo maqedonas të shoqërisë së ndarë nga pikëpamja etnike dhe religjioze. Dhe në përgjithësi nuk është një formacion euroatlantik, siç pohon Lutvi Mestan, por është proturk dhe proislamik.

Në konferencën e themelimit Mestan shpalli se “po fillon numërimi i mbrapshtë për Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë”. Kjo do të thotë se partia e re do të kërkojë përkrahje në elektoratin tradicional të Lëvizjes, i cili përbëhet kryesisht prej turqve etnikë. Sipas një studimi të agjencisë sociologjike “Gallup” për DOST-in, akoma para regjistrimit të formacionit të ri, një e katërta e përkrahësve tradicional të Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë pohojnë se do të votojnë për të. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014 Lëvizja fitoi 14,84% prej votave dhe në se në të vërtetë partia DOST tërheq një e katërta e elektoratit të saj, ajo do të jetë shumë afër minimumit prej 4% për hyrje në Kuvend.

Domethënë në horizontin politik të Bullgarisë shfaqet një lojtar i ri, i cili duhet të pranohet seriozisht – të paktën sepse mund t’i hiqet Lëvizjes për të Drejtata dhe Liritë roli i balancuesit në jetën politike bullgare. Kështu statu quo-ja do të ndryshohet krejt. Ljutvi Mestani kupton se kjo nuk do të bëhet lehtë dhe që tani partia e tij punon një ambient armiqësor politik sepse “themelimi i saj prek interesa serioze gjeopolitike, ekonomike, korporatave dhe oligarkike”. Pavarësisht nga kjo lideri i ri është i sigurt se DOST-i nuk do të mbetet në izolim, do të jetë një partner i dashuruar për secilën forcë politike, e cila ka dëshirë të reformojë shtetin. A do të behet në të vërtetë kështu?

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një radhë për të votuar në Britaninë e Madhe në ditën e zgjedhjeve

Krijimi i një Rajoni Zgjedhor me Shumë Mandate “Jashtë Shtetit” do të ndalojë manipulimet e mundshme me votat e bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit

Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..

botuar më 24-11-21 4.38.MD
Foto: Qendra e Shtypit e Presidencës

Republika e Maqedonisë së Veriut dëshiron të përfshijë bullgarët në kushtetutë pas hyrjes në BE

Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..

botuar më 24-11-20 9.49.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..

botuar më 24-11-16 10.30.PD