“Gjithçka me kohën e vet” ishte përgjigja e ish liderit të Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë Ljutvi Mestan në lidhje me pritjet për krijimin e një subjekti të ri politik. Ai ishte përjashtuar nga të gjitha postet para festave të Krishtlindjeve me akuzat, se nën drejtimin e tij ka lejuar që lëvizja të solidarizohet me Turqinë rreth kazusit me avionin e rrëzuar rus.
“Ne ende nuk kemi shpallur ide për krijimin një subjekti të ri politik, por ai tashmë u quajt islamik – tha në parlament Ljutvi Mestan. Një pjesë jo e vogël e votuesve të LDL ndihen të pa përfaqësuar. Çështja për përfaqësimin e tyre mbetet e hapur.”
Nga LDL mendojnë, se elektorati i saj ka një vlerësim të shëndoshë për situatën, me gjithë se nuk përjashtojnë mundësinë që një projekt i ri i Mestanit të ushtrojë ndikim mbi lëvizjen.
“Unë gjithashtu vizitoi strukturat tona me udhëheqjen kolektive dhe nuk kam dëgjuar deri tani që dikush ndihet i pa përfaqësuar” – deklaroi Tunçer Kërxhaliev.
Në lidhje me “ndërrimin e vlerave” midis Mestanit dhe udhëheqjes së tanishme të LDL politologu Strahill Delijski deklaroi në tryezën e rrumbullakët, organizuar nga Radio Bullgaria, se elita politike turke në personin e Presidentit Erdogan dhe Kryeministrit Davutoglu ka ndikim jo vetëm mbi elitën e LDL, port edhe mbi elitën bullgare në pushtet gjatë viteve të fundit.
“Më duket, se elita politike turke nuk ka nevojë të posaçme prej LDL për të ndikuar mbi politikën bullgare – vazhdoi ai. – Për mua hipoteza, se Mestani ka nisur të bashkojë lëvizjen me ndonjë koncept politik të Erdoganit është vetëm hap PR. Ndikimi i presidentit dhe kryeministrit të Turqisë është mbi pjesë prej elitës së LDL, jo mbi elektoratin e saj. Elita e përdor elektoratin e vet si instrument për demonstrimin e mbështetjes, por i jep atij diçka të rëndësishme – ndjenjën e sigurisë. Pjesa e madhe e zgjedhësve të LDL janë njerëz të cilët kanë nevojë për siguri. Kjo do të thotë se ndihen të kërcënuar. Ajo që LDL u ofron votuesve të saj është propozimi për mbrojtje, por sipas mendimit tim, kjo nuk ka të bëjë me pretendime nga ana e Turqisë. Në sajë të propozimit të vetë për mbrojtje LDL merr një mbështetje serioze politike dhe është përfaqësues autentik politik i një komuniteti etnik në vend. Në sajë të mbështetjes LDL është faktor në procesin politik kombëtar në Bullgari. LDL e përdor këtë mbështetje politike për të ndikuar mbi proceset ekonomike për të konsumuar dhe për të prodhuar pushtet. Në qoftë se do të shkohet në ndonjë fshat të malit të Rodopeve me votuesit tradicional të lëvizjes nuk do të dëgjohet për Turqinë, as më pak për neosmanizmin. Këta janë njerëz të cilët dëshirojnë të kenë një jetë të rregulluar dhe të qetë, e cila nuk ka asgjë të përbashkët me inteligjencën e pozicionuar në Sofje.”
“Në këtë rast ka edhe konflikt midis brezave – vazhdoi doc. Bojko Marinçevski nga Instituti i Ballkanistikës pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. – Mestan donte t’i jepte avantazh brezit të ri në kuadrin e Lëvizjes rinore. Në zgjedhjet e fundit parlamentare anëtarët e kësaj organizate rinore fituan vende të mira në listat. U shtua kuota civile.”
“Lideri i nderit i LDL Ahmed Dogan përfaqëson një brezi tjetër. Tek LDL kalimi drejt brezit të ri u realizuar me sukses. Aktualisht në mediat bullgare dominojnë emrat e përfaqësuesve të brezit të vjetër. Kush komenton ngjarjet në LDL? Njerëz, që prej kohe nuk janë aty. Njerëz, të cilët janë në fazën e përgatitjes së memoareve.”
Sipas Strahill Delijskit, pavarësish se ndër elektoratin e LDL vihet re një pakënaqësi nga disa liderë partiakë dhe nga premtime të parealizuara, gjithçka lihet në harresë sidomos në kohën e zgjedhjeve parlamentare. Çelësi drejt kuptimit të homogjenisë politike konsiston në këto, që në elitën e lëvizjes zgjedhësit zbulojnë përfaqësues, të cilët u premtojnë siguri dhe mbrojtje.
“Kjo nuk do të ishte kështu, në qoftë se nuk kishim aq shumë parti të cilët e konsiderojnë qëllimin e ekzistencës së tyre politike në luftën kundër LDL. Në spektrin patriotik, po të pyesni për çfarë luftojnë, përgjigja është – luftojmë kundër LDL. Ky është programi politik. Në Bllokun e Reformatorëve dhe më në veçanti në partinë “Demokratë për Bullgarinë e Fortë” – qëllimi i lartë politik është të eliminohet LDL. Në këtë kuptim shohim, se impotenca politike e elitës politike bullgare krijon atë mjedis të nevojshëm, ku propozimet e tipit “ne ju mbrojmë” pushtojnë ndërgjegjen e votuesve.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova