Edicioni jubilar i maratonës “Tërnovo Ultra” tërheq shumë pjesëmarrës

Një numër rekord pjesëmarrësish nga vendi dhe nga jashtë priten për edicionin e dhjetë jubilar të Maratonës “Tërnovo Ultra” në qytetin Veliko Tërnovo, njoftuan organizatorët nga Klubi Sportiv “Brown Team”. Garat - kryesisht për amatorë - do të zhvillohen në dy ditë - të shtunën dhe të dielën e kësaj jave. Çiklistët do të garojnë ditën e parë, dhe vrapuesit ditën e dytë. Garat fillojnë përpara ndërtesës së bashkisë, dhe përfundojnë rrëzë monumentit "Asenevci". Distanca më e gjatë në çiklizëm është 55 km, në vrapim - 51 km. Ka gjithashtu dy trase të kombinuara për çiklizëm dhe vrapim. Për herë të parë organizohet edhe një vrapim për fëmijë, për të cilin u regjistruan mbi 350 fëmijë.


Още от БНР уеб