Transporti publik i Sofjes do të protestojë të hënën, bllokon kryqëzimet

Punonjësit e transportit publik në Sofje do të protestojnë të hënën, më 14 prill, duke kërkuar rritjen e pagave. Vendimi për të protestuar është marrë pas takimeve ndërmjet industrisë dhe bashkisë së Sofjes. Punëtorët e transportit nuk janë dakord me rritjen e pagave me 100 leva (rreth 50 euro) që u ka propozuar bashkia.. Në Sofje do të bllokohen tri udhëkryqe kyçe – “Orllov Most”, “Maqedonia” dhe kryqëzimi i bulevardit "Dragan Cankov" dhe bulevardit “Evllogi dhe Hristo Georgievi”.

Nga tri pikat, punëtorët do të lëvizin dhe do të mblidhen para Ministrisë së Financave dhe më pas para godinës së Bashkisë së Sofjes.
Още от БНР уеб