Rehabilitimi i plotë i rrjetit rrugor, duke përfshirë të gjitha seksionet e komprometuara, do të kushtonte rreth 35 miliardë leva (rreth 17.5 mlrd euro), tha për bTV ministrii zhvillimit rajonal Ivan Ivanov. Ai shtoi se nuk është e qartë se ku mund të gjenden këto mjete.
Sipas ministrit, problemi kryesor mbetet mungesa e fondeve të mjaftueshme.
“Ndjehem në një situatë shumë të vështirë kur nga viti i kaluar duhet të paguajmë rreth 1 miliard leva për aktivitete të porositura dhe të kryera vite më parë dhe tani të përfshira në këtë buxhet, duke qenë se kemi në dispozicion 1.280 miliardë leva”, theksoi Ivan Ivanov. Ai do t'i bëjë thirrje Këshillit të Ministrave të tregojë mirëkuptim, pasi fondet në dispozicion janë jashtëzakonisht të pamjaftueshme.
Zemërimi i popullit është plotësisht i justifikuar”, tha ministri edhe për protestat qytetare për vdekjen e 12-vjeçares Sijana Popova dhe gjendjen e keqe të rrugëve. Sipas tij, problemet me infrastrukturën rrugore ekzistojnë në shumë nivele, duke përfshirë trajnimin e drejtuesve të mjeteve dhe stilin e tyre të drejtimit të makinave. “Duhet një veprim ndërinstitucional,” përmblodhi ai.Për të paktën dy vite të tjera, toka bujqësore në Bullgari do të vazhdojë të bëhet më e lirë. Të dhënat vijnë nga shoqata e pronarëve të tokave bujqësore në vendin tonë dhe tregojnë se tregu i tokës bujqësore në vendin tonë është shumë i..
Me 118 vota "pro", Asambleja Kombëtare zgjodhi kandidatin e GERB-SDS Simeon Djankov si Kryetar të Këshillit Fiskal. Anëtarë të këshillit u zgjodhën Desisllava Kallçeva - GERB-SDS, Atanas Atanasov - ITN, Bogomill Manov - BSP-E Majta e Bashkuar,..
Uzina e parë bullgare e automjeteve të blinduara e kompanisë "International Armored Group" filloi prodhimin e saj në qytetin Burgas. Kjo bëhet në partneritet me kompani nga industria jonë e mbrojtjes, si dhe me organizata ushtarake, shkencore dhe..
Ministrja e Financave Temenuzhka Petkova deklaroi se Bullgaria është gati për eurozonën. Kjo ndodhi në një mëngjes biznesi të organizuar nga Dhoma e..
Gjatë 10 viteve të fundit, çmimet e banesave në Sofje u trefishuan, dhe në qytetet e mëdha më shumë se dy herë. Kjo është sipas të dhënave nga një prej..