Rehabilitimi i plotë i rrjetit rrugor, duke përfshirë të gjitha seksionet e komprometuara, do të kushtonte rreth 35 miliardë leva (rreth 17.5 mlrd euro), tha për bTV ministrii zhvillimit rajonal Ivan Ivanov. Ai shtoi se nuk është e qartë se ku mund të gjenden këto mjete.
Sipas ministrit, problemi kryesor mbetet mungesa e fondeve të mjaftueshme.
“Ndjehem në një situatë shumë të vështirë kur nga viti i kaluar duhet të paguajmë rreth 1 miliard leva për aktivitete të porositura dhe të kryera vite më parë dhe tani të përfshira në këtë buxhet, duke qenë se kemi në dispozicion 1.280 miliardë leva”, theksoi Ivan Ivanov. Ai do t'i bëjë thirrje Këshillit të Ministrave të tregojë mirëkuptim, pasi fondet në dispozicion janë jashtëzakonisht të pamjaftueshme.
Zemërimi i popullit është plotësisht i justifikuar”, tha ministri edhe për protestat qytetare për vdekjen e 12-vjeçares Sijana Popova dhe gjendjen e keqe të rrugëve. Sipas tij, problemet me infrastrukturën rrugore ekzistojnë në shumë nivele, duke përfshirë trajnimin e drejtuesve të mjeteve dhe stilin e tyre të drejtimit të makinave. “Duhet një veprim ndërinstitucional,” përmblodhi ai.Rënie të çmimit të gazit natyror në muajt e ardhshëm për shkak të rënies së çmimeve në tregjet botërore – këtë e parashikoi para Televizionit Kombëtar Bulgar (BNT), kryetari i Komisionit të Rregullimit të Energjisë dhe Ujit, Pllamen Mlladenovski...
Për herë të parë, Bullgaria prezantohet me një stendë kombëtare në ekspozitën e mobilieve dhe interierit Salone del Mobile 2025. Forumi zhvillohet nga 8 deri më 13 prill në Milano, Itali. Janë tetë kompani pjesëmarrëse që do të përfaqësojnë cilësinë e..
Papunësia në Bullgari është nën 4%, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave nga marsi, të cituara dhe të përmbledhura nga Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT). Në mars 2025 numri i shpalljeve për punë në Bullgari është rritur..
Ministrja e Financave Temenuzhka Petkova deklaroi se Bullgaria është gati për eurozonën. Kjo ndodhi në një mëngjes biznesi të organizuar nga Dhoma e..
Gjatë 10 viteve të fundit, çmimet e banesave në Sofje u trefishuan, dhe në qytetet e mëdha më shumë se dy herë. Kjo është sipas të dhënave nga një prej..