Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare, e drejtuar nga maestro Dimitër Hristov, po përgatit një turne pranveror në mars. Të ftuar specialë solistë të "Orkestrës së Solistëve" në koncerte do të jenë këngëtarët Petja Paneva dhe Dimitër Arnaudov, zërat e të cilëve janë një thesar i vërtetë për muzikën popullore bullgare. Formacioni ikonë i muzikantëve virtuozë do të kënaqë dashamirësit e muzikës në gjashtë qytete në Bullgarinë Veriore - Dobriç (21 mars), Varna (22 mars), Shumen (23 mars), Ruse (24 mars), Pleven (25 mars), Vidin (26 mars).
Ky turne është edhe një gjest për publikun jashtë kryeqytetit, i cili prej më shumë se një dekade nuk ka pasur mundësinë të shijojë live performancat e orkestrës legjendare.Petko Sllavov është një krijues kompleks - në fushën e muzikës e njohim si autor i teksteve dhe interpretues (këngëtar, basist dhe kitarist) në projektet e tij solo dhe në grupet “Airbag” , “Terpentina” dhe formacioni muzikor i shfaqjes "Zogjtë e..
Dashuria – frymëzimi kryesor për shumë artistë – i dha shtysë Kristina Donçevës për këngën e saj “Të dua”. Ajo është gjithashtu autore e muzikës dhe tekstit, duke treguar një histori shumë personale. Fjalët i erdhën Kristinës në vitin 2018 në formën e një..
Një kombinim i ritmeve house dhe tekno, i linjave të thella të basit, i melodive dhe harmonive magjepsëse, muzikës së bukur pop dhe vokaleve autentike etno - kjo është muzika e dyshes The KHANS. Ata janë Petër Aleksiev - kompozitor dhe producent, dhe Atanas..
Viktoria Gllavçeva këndon që nga mosha 4-vjeçare dhe ka fituar një sërë çmimesh, por një popullaritet të veçantë fitoi pas pjesëmarrjes në formatin..