Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare, e drejtuar nga maestro Dimitër Hristov, po përgatit një turne pranveror në mars. Të ftuar specialë solistë të "Orkestrës së Solistëve" në koncerte do të jenë këngëtarët Petja Paneva dhe Dimitër Arnaudov, zërat e të cilëve janë një thesar i vërtetë për muzikën popullore bullgare. Formacioni ikonë i muzikantëve virtuozë do të kënaqë dashamirësit e muzikës në gjashtë qytete në Bullgarinë Veriore - Dobriç (21 mars), Varna (22 mars), Shumen (23 mars), Ruse (24 mars), Pleven (25 mars), Vidin (26 mars).
Ky turne është edhe një gjest për publikun jashtë kryeqytetit, i cili prej më shumë se një dekade nuk ka pasur mundësinë të shijojë live performancat e orkestrës legjendare.Interpretuesit e njohur bullgar Vasill Najdenov dhe dyshja “Vëllezërit Argirovi” i njohim individualisht prej disa dekadash, por që tani kanë regjistruar për herë të parë një këngë të përbashkët me titull "Atje, në kthesë". Teksti, i cili tregon për..
Viti 2024 ishte më shumë se një vit i suksesshëm për B.T.R. – një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut bullgar festoi 30 vjetorin e tij me një turne kombëtar për përvjetorin dhe një turne evropian. Viti i ri 2025 do të jetë i mbushur me jo më pak..
Ljubo Kirov e nis veprimtarinë e tij krijuese në vitin 2025 me një këngë të re - "Përsëri me ty", kushtuar dashurisë dhe rrugës së përbashkët të dy shpirtrave të ngushtë. "Përsëri me ty" është një tjetër single nga albumi i artistit "Zemra e Re", i cili që..
Viktoria Gllavçeva këndon që nga mosha 4-vjeçare dhe ka fituar një sërë çmimesh, por një popullaritet të veçantë fitoi pas pjesëmarrjes në formatin..