Diplomacia bullgare, pa u mburrur, përdor ndikimin e saj për të liruar qytetarët bullgarë që janë pengje të Hamasit në Gazë. Falënderuam ambasadoren bullgare Sllavena Gergova dhe ambasadorin e BE-së në Izrael Dimitër Cançev, si dhe popullin dhe qeverinë bullgare për mbështetjen morale të familjeve të të rrëmbyerve, me origjinë bullgare. Kështu tha Asher Arpaz, nënkryetar i Shoqatës së Hebrenjve nga Bullgaria, para mikrofonit të korrespondentes së Radios Kombëtare Bullgare në shtetin hebre, Fenja Dekalo.
“Unë e di se ata u përpoqën të ndihmojnë për kthimin e tyre, jo me fjalë, por me përpjekje përmes kanaleve diplomatike. Por kjo nuk është një detyrë e thjeshtë”, shtoi Arpaz.
Mes të liruarve janë Mirav Tal dhe Daniel Gilboa, të cilët kanë nënshtetësi bullgare. Një 20-vjeçar me pasaportë bullgare mbetet i zhdukur, i plagosur rëndë kur u kap, atëherë në moshën 19-vjeçare.Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Ne punojmë me Institutin INSAIT të Universitetit të Sofjes. Nëse projekti ynë miratohet, në vitin 2026, do të ndërtojmë një fabrikë të inteligjencës artificiale (AI), tha për BNR Petër Statev nga Bordi Mbikëqyrës i “Sofja Teh Park”. Superkompjuteri..
Bullgaria mori sinjale inkurajuese në takimin e Eurogrupit."Vendi bëri një përparim të mëtejshëm në përmbushjen e kriterit të stabilitetit të çmimeve", tha Komisioneri Evropian për Ekonominë Valdis Dombrovskis. Kur Sofja konsideron se është gati të..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në..