Diplomacia bullgare, pa u mburrur, përdor ndikimin e saj për të liruar qytetarët bullgarë që janë pengje të Hamasit në Gazë. Falënderuam ambasadoren bullgare Sllavena Gergova dhe ambasadorin e BE-së në Izrael Dimitër Cançev, si dhe popullin dhe qeverinë bullgare për mbështetjen morale të familjeve të të rrëmbyerve, me origjinë bullgare. Kështu tha Asher Arpaz, nënkryetar i Shoqatës së Hebrenjve nga Bullgaria, para mikrofonit të korrespondentes së Radios Kombëtare Bullgare në shtetin hebre, Fenja Dekalo.
“Unë e di se ata u përpoqën të ndihmojnë për kthimin e tyre, jo me fjalë, por me përpjekje përmes kanaleve diplomatike. Por kjo nuk është një detyrë e thjeshtë”, shtoi Arpaz.
Mes të liruarve janë Mirav Tal dhe Daniel Gilboa, të cilët kanë nënshtetësi bullgare. Një 20-vjeçar me pasaportë bullgare mbetet i zhdukur, i plagosur rëndë kur u kap, atëherë në moshën 19-vjeçare.Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në..