Lindur më 12 shkurt 1935 në Sofje, në një familje refugjatësh nga Kukushi, Kostadin Gugov mbetet i njohur si një nga interpretuesit më autentikë të këngëve popullore nga rajoni folklorik maqedonas.
“Kam pasur fatin të rritem me këngët e nënës sime Jova Trëpkova – tha vite më parë Kostadin Gugov. – Ajo këndonte gjithandej, sillte gëzim në shtëpi, dhe këngë pas kënge i mësoja përmendësh...”
I afërmi dhe mësuesi i tij Vangell Trajkov e këshilloi të këndonte lehtë, pa tension. I dha disa këngë, duke përfshirë "Thuaj, thuaj, o plakë" dhe "Ndihem i përgjumur". Fizarmonicisti Stefan Demirev zbuloi zërin magjepsës të Kostadin Gugovit dhe djaloshi 18-vjeçar u ngjit në skenë, ku dha koncerte brenda dhe jashtë vendit me këngëtarët dhe instrumentistët më të mirë të kohës Boris Karllov, Mita Stojçeva, Gjurga Pinxhurova, Atanaska Todorova, Boris Mashallov.
Një pjesë emocionuese e repertorit të tij janë këngët me tematikë historike, si dhe ato humoristike. Gradualisht, repertori i Kostadin Gugovit u formua me këngë nga i gjithë rajoni etnografik i Maqedonisë - Egjeu, Vardari dhe Pirini - territoret e lashta bullgare, sot të ndara në tre shtete.
Lexoni dhe dëgjoni më shumë për këngëtarin e madh bullgar Kostadin Gugov nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Përpiloi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Më 17 shkurt 2025 mbushen 17 vjet nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. Në këtë ditë në vitin 2008 Kosova u bë shteti më i ri në botë pas shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës nga shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe Presidenti i..
Çdo vit më 14 shkurt, dashuria lulëzon me forcë të re! Dita e Shën Valentinit po fiton një popullaritet gjithnjë e më të madh në Bullgari duke u bërë një festë që frymëzon të dashuruarit të ndajnë momente të bukura së bashku. Traditat përfshijnë shkëmbimin..
Më 10 shkurt, Kisha Ortodokse kremton martirin e shenjtë Harallambi Mrekullibërësit, i cili gjatë jetës shëronte të sëmurët dhe me fuqinë e Zotit kreu shumë mrekulli. Në fillim të shekullit të III, Shën Harallambi u bë viktimë e persekutimeve të..