Lindur më 12 shkurt 1935 në Sofje, në një familje refugjatësh nga Kukushi, Kostadin Gugov mbetet i njohur si një nga interpretuesit më autentikë të këngëve popullore nga rajoni folklorik maqedonas.
“Kam pasur fatin të rritem me këngët e nënës sime Jova Trëpkova – tha vite më parë Kostadin Gugov. – Ajo këndonte gjithandej, sillte gëzim në shtëpi, dhe këngë pas kënge i mësoja përmendësh...”
I afërmi dhe mësuesi i tij Vangell Trajkov e këshilloi të këndonte lehtë, pa tension. I dha disa këngë, duke përfshirë "Thuaj, thuaj, o plakë" dhe "Ndihem i përgjumur". Fizarmonicisti Stefan Demirev zbuloi zërin magjepsës të Kostadin Gugovit dhe djaloshi 18-vjeçar u ngjit në skenë, ku dha koncerte brenda dhe jashtë vendit me këngëtarët dhe instrumentistët më të mirë të kohës Boris Karllov, Mita Stojçeva, Gjurga Pinxhurova, Atanaska Todorova, Boris Mashallov.
Një pjesë emocionuese e repertorit të tij janë këngët me tematikë historike, si dhe ato humoristike. Gradualisht, repertori i Kostadin Gugovit u formua me këngë nga i gjithë rajoni etnografik i Maqedonisë - Egjeu, Vardari dhe Pirini - territoret e lashta bullgare, sot të ndara në tre shtete.
Lexoni dhe dëgjoni më shumë për këngëtarin e madh bullgar Kostadin Gugov nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Përpiloi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Më 3 mars festojmë 147 vjetorin e Çlirimit të Bullgarisë pas pesë shekujve të sundimit osman. Kjo ditë u shpall festë kombëtare në vitin 1990 me vendim të Kuvendit Popullor. Traktati i Shën Stefanit midis Rusisë dhe Perandorisë Osmane, i..
Është e Diela e të Lidhurit të Djathit . Sipas traditës ortodokse, dita kremtohet çdo vit në prag të Kreshmës së Madhe, kur të krishterët falin njëri-tjetrin. Kjo është dita e fundit para kreshmës, në të cilën besimtarët mund të konsumojnë bulmetra..
Dita e Shpirtrave, ose Dita e të Vdekurve, është një ditë e rëndësishme për shumë të krishterë. Në këtë ditë kujtojmë të afërmit dhe të dashurit e ndjerë. Kjo është e para nga tre Ditët e Shpirtrave të vitit, e cila është quajtur nga populli..