Më 10 shkurt, Kisha Ortodokse kremton martirin e shenjtë Harallambi Mrekullibërësit, i cili gjatë jetës shëronte të sëmurët dhe me fuqinë e Zotit kreu shumë mrekulli.
Në fillim të shekullit të III, Shën Harallambi u bë viktimë e persekutimeve të të krishterëve në kohën e perandorit Lucius Septimius Severus dhe iu nënshtrua torturave të rënda, pas së cilës u dënua me vdekje nga vetë perandori.
Pasi autoritetet pagane e kapën peshkopin e shenjtë e çuan te gjykatësi, i cili e nxiti të adhuronte idhujt. Peshkopi refuzoi me vendosmëri të mohonte Zotin Perëndi dhe më pas iu nënshtrua torturave të tmerrshme. Harallambi i duroi vuajtjet me guxim të madh. Duke parë qëndrueshmërinë e mahnitshme të plakut dhe shfaqjet e mrekullueshme të fuqisë së Zotit, shumë paganë besuan. Të gjithë filluan të lavdërojnë Perëndinë e vërtetë dhe shumë prej tyre u dënuan me vdekje. I shëruar nga plagët e tij, Shën Harallambi u bëri thirrje paganëve të kuptonin të vërtetën.
Me urdhër të perandorit, ai u dënua me vdekje. Kur e çuan në vendin e dënimit, Shën Harallambi ngriti duart drejt qiellit dhe iu lut Zotit për të gjithë njerëzit - t'u japë atyre shëndet trupor dhe shpëtim shpirtëror. Pas kësaj lutjeje, plaku i shenjtë ndërroi jetë para se xhelati të mund ta rrëzonte shpatën mbi të.
Shën Harallambi ia dha shpirtin Zotit në moshën 115-vjeçare, në vitin 202. Ai quhet “Mrekullitari” për shkak të mrekullive të shumta që ka bërë. Koka e tij e shenjtë ruhet në Manastirin grek “Shën Stefani” në Meteora.
Kujtimi i Shën Harallambit nderohet sidomos nga bullgarët, si për ndërmjetësimin e tij lutës para Zotit për të sëmurët, të vuajturat shpirtërisht dhe fizikisht. Krahas kësaj ai respektohet edhe si mbrojtës i bletarëve.
Tradicionalisht, mjalti shenjtërohet në tempuj këtë ditë.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Të Mërkurën e Madhe kujtohet një nga ngjarjet e fundit para vuajtjeve shpëtimtare të Birit të Zotit për njerëzimin. Në pendimin e saj të sinqertë, një mëkatare arriti të hynte në shtëpinë ku po qëndronte Krishti dhe, duke dashur të tregonte..
E Marta e Madhe është një ditë për mësime dhe udhëzime morale përfundimtare. Në këtë ditë, priftërinjtë dhe hebrenjtë dëgjojnë fjalët udhëzuese të Birit të Perëndisë në tempull për herë të fundit. Atje, Jezu Krishti jep një shembull se si të jemi..
Java e Madhe ose java e pësimit të Zotit Jezu Krisht është e fundit para Pashkëve. Kjo javë është gjithashtu më e rrepta në fund të Kreshmës së Madhe të gjatë, e cila i përgatit besimtarët për Ngjalljen e Krishtit. Fillon pas së dielës në të cilën të..
E Marta e Madhe është një ditë për mësime dhe udhëzime morale përfundimtare. Në këtë ditë, priftërinjtë dhe hebrenjtë dëgjojnë fjalët udhëzuese të Birit..
Të Mërkurën e Madhe kujtohet një nga ngjarjet e fundit para vuajtjeve shpëtimtare të Birit të Zotit për njerëzimin. Në pendimin e saj të sinqertë,..