Interpretuesit e njohur bullgar Vasill Najdenov dhe dyshja “Vëllezërit Argirovi” i njohim individualisht prej disa dekadash, por që tani kanë regjistruar për herë të parë një këngë të përbashkët me titull "Atje, në kthesë". Teksti, i cili tregon për dashurinë dhe shpresën, por ka edhe një dozë nostalgjie, është i Vasill Najdenov dhe Bogosllav-Tervell Dimitrovit. Autorë të muzikës janë Vasill Najdenov dhe Stefan Dimitrov, ndërsa aranzhimin e ka bërë Stojan Bozov.
Ideja e këtij bashkëpunimi lindi spontanisht. Vasill Najdenov dhe kitaristi i tij Stojan Bozov kishin kohë që punonin për këngën, ia ofruan “Vëllezërve Argirovi”, menjëherë u pëlqeu dhe të gjithë së bashku e realizuan me një dëshirë të madhe. Pse po krijojnë që tani një këngë të përbashkët? – “Ndoshta sepse tani është koha për këtë”, na tha Bllagodest Argirov, duke shtuar se së shpejti do të realizohen xhirimet e një videoklipi për këngën, ndoshta në pranverë “kur të ngrohet moti”.
Dëgjoni historinë e dashurisë në një qytet të vogël - atje, rreth kthesës… në edicionin e sotëm të programit të ditës të Radio Bullgarisë më 5 shkurt 2025!
Përpiloi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Pak para remiksit të këngës “Të dy” nga Fabrizio Parisi, e cila vë fillimin e një projekti të tyre të përbashkët, këngëtarja Desi Dobreva prezantoi këngën e re origjinale “Në fund të tokës”. Muzika dhe teksti janë të sajat, për aranzhimin iu drejtua..
Në mars 2023, këngëtari Vasko Vasilev-Bazilio ishte i ftuar në Radio Bullgarinë me rastin e koncertit "Me hirin e këngës", kushtuar 40 viteve të veprimtarisë skenike. Vasko Vasilev - Bazilio dhe fuqia e bekuar e këngës Në fillim të vitit 2025 ju..
Këngëtarja e re Paola e përfundoi vitin 2024 me një këngë të re. "Fuqia e dashurisë" nuk është vetëm një këngë, por një udhëtim muzikor drejt zemrës. “Ideja është të tregojmë se të gjithë jemi të bukur ashtu siç jemi dhe se ajo që mbajmë në..
Ata kanë mbi tre mijë shfaqje muzikore. Këngët e tyre "Rruga e gjatë për në shtëpi" dhe "Luledielli" janë përfshirë në disa tekste shkollore të muzikës..