Interpretuesit e njohur bullgar Vasill Najdenov dhe dyshja “Vëllezërit Argirovi” i njohim individualisht prej disa dekadash, por që tani kanë regjistruar për herë të parë një këngë të përbashkët me titull "Atje, në kthesë". Teksti, i cili tregon për dashurinë dhe shpresën, por ka edhe një dozë nostalgjie, është i Vasill Najdenov dhe Bogosllav-Tervell Dimitrovit. Autorë të muzikës janë Vasill Najdenov dhe Stefan Dimitrov, ndërsa aranzhimin e ka bërë Stojan Bozov.
Ideja e këtij bashkëpunimi lindi spontanisht. Vasill Najdenov dhe kitaristi i tij Stojan Bozov kishin kohë që punonin për këngën, ia ofruan “Vëllezërve Argirovi”, menjëherë u pëlqeu dhe të gjithë së bashku e realizuan me një dëshirë të madhe. Pse po krijojnë që tani një këngë të përbashkët? – “Ndoshta sepse tani është koha për këtë”, na tha Bllagodest Argirov, duke shtuar se së shpejti do të realizohen xhirimet e një videoklipi për këngën, ndoshta në pranverë “kur të ngrohet moti”.
Dëgjoni historinë e dashurisë në një qytet të vogël - atje, rreth kthesës… në edicionin e sotëm të programit të ditës të Radio Bullgarisë më 5 shkurt 2025!
Përpiloi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Kënga më e re e Mihaella Fileva – “Loti i fundit” shoqërohet me një video të realizuar nga vetë këngëtarja. Viti 2025 është një vit i fillimit të ri për të, pasi ajo merr drejtimin e një artisti të vetë-prodhuar me një shpërndarës të ri dhe një kanal..
Në fund të vitit 2024, dy muaj pas “Këngë për të”, Papi Hans prezantoi projektin e tij të radhës, të ngarkuar me shumë emocione – “Parkingu”. Kënga tashmë është ndër hitet e preferuara të fansave të tij nga albumi i ri i artistit “Ngjyrat e..
Këngët e grupit “Tangra” na emocionojnë prej gati gjysmë shekulli. "Tangra" jeton një jetë shumë aktive muzikore dhe krijuese me anëtarët e rinj të grupit. Tashmë rreth shtatë vjet frontmani dhe vokalisti i grupit është Borisllav Mudollov, i njohur..
Ata kanë mbi tre mijë shfaqje muzikore. Këngët e tyre "Rruga e gjatë për në shtëpi" dhe "Luledielli" janë përfshirë në disa tekste shkollore të muzikës..