Më 30 nëntor, Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Shenjtorit Apostull Andrea.
Ai është vëllai i Apostullit të shenjtë suprem Pjetër dhe quhet i Parëthirrur sepse ishte i pari nga apostujt që ndoqi Shpëtimtarin. Që në moshë të re ai përçmonte kotësinë e kësaj bote dhe ishte të etur për të vërtetën e Zotit. Prandaj, ai u bë dishepull i Gjon Pararendësit dhe më pas ndoqi Shpëtimtarin, së bashku me vëllain e tij Pjetrin.
Kur apostujt pas Rrëshajëve shkuan për të predikuar Fjalën e Perëndisë në vende të ndryshme, Apostulli Andrea u nis në veri. Përmes Azisë së Vogël, Greqisë, përgjatë brigjeve tona të Detit të Zi, ai më në fund arriti në vendin e skitëve, Rusinë e sotme.
Apostulli i shenjtë vdiq si martir duke u kryqëzuar në kryq në Patra. Sipas historianëve, Shën Andrea është mbrojtës i bullgarëve të lashtë, në veriperëndim të Detit të Zi, ku ai predikonte deri në vdekjen e tij dhe konvertoi shumë paganë në besim.
Besohet se Shën Andrea është apostulli i të krishterëve ortodoksë, sepse ai shuguroi peshkopin e parë në Kostandinopojë - Apostullin Stahij. Dhe nga Patrikana e Kostandinopojës, bullgarët, serbët, rusët dhe sllavët e tjerë ortodoksë morën Pagëzimin e Shenjtë dhe Mirosjen. Prandaj ndër popujt tanë Shën Andrea është në respekt të veçantë. Ai është mbrojtësi shpirtëror i kishave dhe manastireve ortodokse.
Në Sofje ndodhet një nga këta tempuj, i ndërtuar në vitin 1926, në kujtim të vullnetarëve bullgarë – opëllçenas, në Luftën Çlirimtare Ruso-Turke të viteve 1876-1878, të cilët mbrojtën familjen dhe besimin e të parëve të tyre.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: bg-patriarshia.bg, arkiv
Në mendjet e bullgarëve, që ruajnë dhe nderojnë kujtimin e të parëve të tyre, data 6 shtator është simbol i bashkimit të popullit tonë të vuajtur, i cili ruajti besimin dhe identitetin e tij gjatë pesë shekujve të pushtimit osman. Pas Çlirimit në fund..
Sot, më 28 gusht, në shumë rajone të vendit tonë, bullgarët kremtojnë Fjetjen e Hyjlindëses sipas stilit të vjetër, së bashku me pothuajse të gjithë botën ortodokse. Festa është shumë e respektuar në vendin tonë, siç e dëshmojnë tubimet e shumta,..
Në këtë ditë, 90 vjet më parë, u bë shenjtërimi i i Monumentit të Lirisë në malin e Shipkës. Ai u ngrit në kujtim të heronjve të vrarë në këtë vend gjatë Betejës së Shipkës, rreth së cilës në verën e vitit 1877 u zhvilluan betejat vendimtare për..