Statuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij, njoftoi udhëheqësi i gërmimeve, Prof. Ljudmill Vagalinski. “Nuk ka dyshim se statuja është nga fillimi i erës sonë, se është e një figure reale historike në pozita të pushtetit dhe se është skalitur pas vdekjes së tij. Ajo u hyjnizua si Hermesi, i cili merrte shpirtrat e të vdekurve”, tha arkeologu. Statuja prej dy metrash u gjet në Kanalin e Madh të forumit të qytetit antik dhe mendohet se ka qëndruar pranë ujit të rrjedhshëm përpara se të fshihej atje. Pas restaurimit të statujës së dytë prej mermeri, të zbuluar në fund të shtatorit jo shumë larg vendit të së parës, do të bëhet e qartë nëse ajo përshkruan vëllain e Lucij, Gaij. Sipas arekologur, skulptura pak mbi dy metra e lartë është krijuar rreth 2 mijë vjet më parë.
Lexoni më shumë për qytetin antik Heraklea Sintika:
Përgjatë shtrirjes midis Rrafshinës së Trakisë së Epërme dhe malit Rodopa nga lindja në perëndim si një varg gjerdani renditen vendbanimet piktoreske - Asenovgrad, Perushtica, Kriçim, Peshtera, Patalenica dhe Varvara. Përgjatë luginave të..
Arkeologët bullgarë vazhdojnë studimin e nimfeumit të lashtë (vend i shenjtë i nimfave), zbuluar në kompleksin "Aquae Calidae" pranë Burgasit. Nimfeu zë një vend qendror në banjot e dikurshme romake dhe ka qenë pjesë e një shatërvani me mbishkrim..
Një tempulli trak nga shekulli III para Krishtit pa analog në vendin tonë mund të shndërrojë 10 hektarë të zonës "Jug" ("Juzhen") të Plovdivit në një park arkeologjik. Vendi ndodhet në bazën e Tumës së Madhe, të cilën një ekip i Muzeut..