Një tempulli trak nga shekulli III para Krishtit pa analog në vendin tonë mund të shndërrojë 10 hektarë të zonës "Jug" ("Juzhen") të Plovdivit në një park arkeologjik. Vendi ndodhet në bazën e Tumës së Madhe, të cilën një ekip i Muzeut Arkeologjik Rajonal po e studion për të tretin vit.
Tuma e Madhe është 90 metra në diametër dhe 12 metra e lartë, ndërsa tempulli trak është 10 metra i gjatë dhe ka dy dhoma të lidhura me një pediment trekëndësh dhe një kornizë hyrjeje guri. Në dhomën lindore, ku janë kryer ritet, u gjetën mbetjet e shumë enëve prej balte dhe eshtra kafshësh, duke përfshirë edhe ato të drerit.
Teknika e ndërtimit të tempullit është karakteristikë vetëm për rajonin, dhe në kohën e fiseve besë, odrisë dhe sape”, tha drejtori i muzeut, Prof. i Asoc. Kostadin Kisjov. Sipas tij, objekti është i ruajtur mirë, i gjithë materiali ndërtimor është në dispozicion dhe mund të restaurohet plotësisht.
Tuma e Madhe në zonën "Jug" është më e madhja në Bullgari dhe e fundit e mbijetuar në zonë.
Kompleksi prehistorik "Provadia - Kriporja" – kriporja dhe qendra më e vjetër urbane në Evropë (5600 - 4350 para Krishtit), është ndër objektet e propozuara për Etiketën e Trashëgimisë Evropiane - 2025. Qytetërimi evropian ka filluar nga..
Më 9 mars, Kisha Ortodokse nderon kujtimin e Dyzet Dëshmorëve të Shenjtë nga Sebastia e Armenisë. Këta janë 40 luftëtarë trima që refuzuan të adhuronin perënditë e vjetra pagane dhe në vitin 320 pranuan martirizimin për besimin e tyre në Krisht...
Me mbi 40 mijë objektet dhe artefaktet e saj arkeologjike, Bullgaria është një muze i vërtetë në ajër të hapur. Për nga numri i gjetjeve, vendi ynë renditet i treti në botë pas Italisë dhe Greqisë. Nga epoka neolitike, tetë mijëvjeçarë më parë, deri..