Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

GERB-SDS bisedoi me BSP dhe ITN për qeverisjen e ardhshme

| rinovuar më 24-11-13 12.49.MD
Foto: BGNES

Para seancës së Kuvendit Popullor të caktuar për në orën 11:00, GERB-SDS filloi bisedimet për veprimet e ardhshme politike në parlamentin e ri. Lideri Bojko Borisov personalisht drejton ekipin negociator së bashku me Raja Nazarjan, Rosen Zhejazkov dhe Tomisllav Donçev. BSP – E Majta e Bashkuar” ishin të parat të ftuar dhe më pas “Ka një popull të tillë” (ITN).

Para fillimit të takimeve, Partia Socialiste Bullgare (BSP) dhe “Ka një popull të tillë  komentuan se nuk do të mbështesin një qeveri me GERB.

Gjatë takimit me BSP-në u spikatën disa tema të rëndësishme politike. Mes tyre janë vendimet e detyrueshme që prekin buxhetin e 2025-ës, anulimin e ndryshimeve në Kushtetutë, garantimin e sigurisë energjetike dhe ekonomike, shtyrjen e liberalizimit të energjisë elektrike, politikat sociale dhe shëndetësore. BSP e përkufizoi takimin si fillim të një dialogu ku u arritën disa marrëveshje – liberalizimi i tregut të energjisë elektrike deri në zhvillimin e një modeli për mbrojtjen e qytetarëve të cenueshëm.

Pas takimit me GERB-in, Toshko Jordanov nga ITN theksoi se nuk është dakorduar një kabinet dhe komentoi se dallimet mes dy palëve janë thelbësore. Jordanov shprehu dyshime se do të arrihet zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor. Ai theksoi se ka një mospërputhje të konsiderueshme mes veprimeve dhe deklarimeve të dy forcave të para politike.

Nga ana e tij, Borisov komentoi se programet parazgjedhore po përsëriten dhe fushata parazgjedhore po bëhet përsëri, por është koha për të ndryshuar këtë qasje. Të gjithë vendosin financat dhe thatësinë si problemin kryesor. Kreu i GERB-it theksoi se kanë më shumë pika kontakti me ITN-në, por për ekonomitë që ata propozojnë duhet një kryeministër i qëndrueshëm dhe nga ITN nuk janë dakord që ai të jetë Borisov. Bojko Borisov theksoi se ai propozon politika parimore dhe menaxhim të qëndrueshëm për të kontrolluar deficitin buxhetor. Ai u bëri thirrje koalicioneve që të shqyrtojnë propozimet e partisë së tij dhe të bëjnë kompromise për hir të stabilitetit. Borisov theksoi se ai është i vetëdijshëm se përgjegjësia që merr përsipër është e madhe dhe mund të "shkrijë" gjysmën e votuesve të tij, por zgjedhja është e partisë, jo e tij personale. Sa i përket liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, Borisov u shpreh i bindur se ai duhet të shtyhet.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Katedralja e Patrikanës “Shën Aleksandër Nevski” feston 100 vjet nga themelimi

Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër Nevski”. Për një shekull të tërë, Katedralja është "dëshmitare e të gjitha emocioneve, shpresave dhe..

botuar më 24-11-22 6.10.PD

Parashikimi i motit për 22 nëntorin

Ditën e premte era nga jugu do të forcohet dhe do të jetë mesatare dhe e fortë, në vendet paraballkanike dhe në shpatet veriore të maleve nga Bullgaria Jugore – me stuhi. Vranësirat do të jenë të shpërndara, të konsiderueshme në zonat perëndimore, por..

botuar më 24-11-21 7.40.MD

Mungesa e energjisë elektrike pritet në fillim të vitit të ardhshëm

Sipas një analize të Operatorit të Sistemit të Energjisë Elektrike, mungesa e energjisë elektrike pritet që në janar dhe shkurt. Në një konferencë tematike të organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë në Sofje, Deljan Dobrev nga GERB shpjegoi..

botuar më 24-11-21 6.31.MD