Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj "Divino Sospiro".
"Në atë kohë nuk ekzistonte një ansambël i tillë barok dhe ideja jonë ishte të krijonim diçka në nivel të lartë për të përfaqësuar Portugalinë - kujton Iskrena Jordanova. - Këtë vit "Divino Sospiro" mbush 20 vjeç, kështu që tashmë ka kaluar një rrugë serioze duke luajtur muzikë në festivale në të gjithë botën dhe ka regjistruar vepra të rëndësishme. Në vitin 2014 krijuam edhe një qendër kërkimore me të njëjtin emër, drejtor shkencor i së cilës jam unë.
“Nga vitet 60 të shekullit të ХХ-të, njerëzit filluan të kërkonin dhe të rizbulonin repertorin – thotë Iskrena Jordanova. – Të performosh me instrumente historike është shumë e rëndësishme, sepse arrijmë disi të rizbulojmë një epokë që tashmë është shumë larg nesh si në mentalitet, ashtu edhe në mënyrën e jetesës, por në të njëjtën kohë na ndihmon të kuptojmë mekanizmat e historisë dhe shijet estetike – atë që njerëzimi ka krijuar për të ecur përpara”.
Për Iskrena Jordanovën, muzika barok doli të ishte fat - jo vetëm që e ktheu atë në një muzikante dhe studiuese të klasit të parë, por në nivel personal e ndihmoi të krijonte një simbiozë të temperamentit bullgar dhe italian. Dhe megjithëse Iskrena dhe Massimo ndonjëherë debatojnë, ata i bashkon një drejtim i përbashkët: “E vërteta është se kur kemi një qëllim të qartë dhe duam ta realizojmë, gjërat shkojnë mirë”.
Foto: Arkiva personale e Iskrena Jordanovës
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Në fund nuk mund të lë pa përmendur projektin e tij të famshëm për dixhitalizimin e materialeve muzikore - Enote . Që disa vite më parë shpërtheu lajmi se po krijohej diçka kaq inovative dhe se një bullgar ishte në themel të saj...
Më 18 prill, saktësisht 130 vjet më parë në qytetin Trën lindi këngëtarja bullgare e operës dhe e muzikës popullore Gjurga Pinxhurova. 120 vjet nga lindja e Gjurga Pinxhurovës Duke kënduar këngët e nënës së saj që nga fëmijëria,..
Një nga këngët e fundit të yllit të dashur të disa brezave, Margarita Hranova, është "Bëhu dita ime". Në të, këngëtarja përsëri punon me Biljana Çokoeva-Angellova , e cila është autore e muzikës dhe tekstit. Autori i aranzhimit është Svetosllav..
Pas pseudonimit krijues HARALAMBIEV qëndron muzikanti i ri Teodor Harallambiev. Ai ka filluar të merret me muzikë që në moshë shumë të re..