Më 18 prill, saktësisht 130 vjet më parë në qytetin Trën lindi këngëtarja bullgare e operës dhe e muzikës popullore Gjurga Pinxhurova.
Duke kënduar këngët e nënës së saj që nga fëmijëria, Gjurga Pinxhurova filloi të studionte në Shkollën Shtetërore të Muzikës në Sofje në vitin 1917 me këngëtaren tonë të madhe Hristina Morfova. Më vonë, si bursiste shtetërore, ajo u diplomua në degën e këndimit operistik në Konservatorin e Pragës. Pasi u kthye në Bullgari, Gjurga Pinxhurova realizonte në mënyrë aktive koncerte të panumërta. Në koncertin e saj të parë në Bullgari në vitin 1921 ajo interpretoi arie nga opera dhe aranzhime të këngëve popullore.
Krahas kësaj ajo jepte mësime të këndimit në Sofje, Trën dhe fshatrat përreth. Regjistrimet e para të gramafonit të arieve, këngëve artistike dhe popullore ajo bëri për Radion Kombëtare Bullgare, në atë kohë Radio Sofja.
Gjurga Pinxhurova u nda nga jeta më 10 nëntor 1971, por mbetet në histori si një nga këngëtaret tona më të famshme dhe artistike me një qasje karakteristike të thellë ndaj artit popullor.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Fondi i Arkivit të Radios Kombëtare Bullgare, YouTube /Bulgarian Folklore MusicNjë nga këngët e fundit të yllit të dashur të disa brezave, Margarita Hranova, është "Bëhu dita ime". Në të, këngëtarja përsëri punon me Biljana Çokoeva-Angellova , e cila është autore e muzikës dhe tekstit. Autori i aranzhimit është Svetosllav..
E lindur në një familje muzikantësh, Dani Ilieva këndon për më shumë se dhjetë vjet. Ajo mori pjesë në disa formate muzikore, por arritja e saj më e madhe është çmimi nga Konkursi Kombëtar për Këngë Zbavitëse "Burgasi dhe Deti" . Tani..
Kompozitori i këngëve për fëmijë Dono Cvetkov prezanton albumin e tij të ri "Ku jetojnë mrekullitë?" me një koncert të madh më 15 prill në Klubin Qendror Ushtarak në Sofje. Ky projekt i ri muzikor nga autori i hitit të padiskutueshëm për fëmijë..