Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Iskrena Jordanova – një muzikante e shquar që ia kushtoi zemrën muzikës barok

Violinistja udhëton nëpër botë me ansamblin "Divino Sospiro" dhe u jep jetë veprave të harruara

Foto: FB / Iskrena Yordanova

Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj "Divino Sospiro".

A e zbuloi muzika barok violinisten bullgare apo ishte një rrugë e kërkuar me vetëdije?

"Ne e zbuluam njëri-tjetrin në mënyrë reciproke - tha Iskrena Jordanova për Radio Bullgarinë. - Unë e gjeta relativisht vonë, sepse në Bullgari studimi kalon shumë shkurtimisht përmes muzikës së shekullit të XVII-të dhe XVIII-të, në të cilën unë punoj. Ajo u bë interesante për mua, sepse hap një botë që predispozon të ushtruarit muzikë duke menduar – ka një moment improvizues, ka gërmime nëpër biblioteka dhe punë kërkimore”.

Ajo filloi të luante piano në moshën pesë vjeçare dhe një vit më vonë u mahnit nga violina, të cilën e ushtronte motra e saj e madhe. Që në moshë shumë të re ajo zbuloi kënaqësinë, por mbi të gjitha përgjegjësinë e ndarjes së performancës së veprave komplekse me muzikantë të tjerë.

“Në moshën tetë vjeçare kam filluar të luaj në Filarmoninë Pioner”, thotë violinistja. - Fakti që u pranova në këtë makineri mahnitëse që është orkestra simfonike, me përvojën time jo aq të pasur teknike, si dhe përfshirja në performancën e përbashkët të një repertori të vështirë - kjo më shtyu më së shumti në këtë rrugë. Edhe sot e kësaj dite, të bësh muzikë me njerëz të tjerë është gjëja më e këndshme”. 

Iskrena Jordanova e përshkruan shpërnguljen e saj në Lisbonë si "shumë aksidentale". Kur ishte në vitin e fundit në akademinë e muzikës, ajo vizitoi motrën e saj, e cila prej disa vitesh jetonte në kryeqytetin portugez. Merr violinën me vete pasi po afronin provimet e shtetit. Ajo merr vesh se ka një konkurs në Orkestrën Simfonike Shtetërore dhe vendos të aplikojë, duke hedhur hapin e parë të madh drejt ëndrrës portugeze.

Disa vite më vonë, së bashku me Massimo Mazzeo, një muzikant barok italian dhe shoqërues i saj në jetë, krijoi ansamblin e muzikës së vjetër "Divino Sospiro". Ajo u bë koncertmaster, dhe ai u bë drejtor artistik. Kur zgjodhën emrin, ata u frymëzuan nga psherëtima e Zotit, e cila mund të perceptohet në shumë vepra baroke që lidhen me fenë e krishterë, por edhe në "atë pauzë që në muzikën e afekteve përdoret për të theksuar një moment të lartësuar në performancë". 

„Divino sospiro“

"Në atë kohë nuk ekzistonte një ansambël i tillë barok dhe ideja jonë ishte të krijonim diçka në nivel të lartë për të përfaqësuar Portugalinë - kujton Iskrena Jordanova. - Këtë vit "Divino Sospiro" mbush 20 vjeç, kështu që tashmë ka kaluar një rrugë serioze duke luajtur muzikë në festivale në të gjithë botën dhe ka regjistruar vepra të rëndësishme. Në vitin 2014 krijuam edhe një qendër kërkimore me të njëjtin emër, drejtor shkencor i së cilës jam unë.


Aktualisht, violinistja dhe muzikologu është duke punuar në një projekt që lidhet me Domenico Scarlatti - një nga kompozitorët e rëndësishëm për oborrin mbretëror portugez.

Bëhet fjalë për regjistrimin e një serenate, e cila quhet La Contesa delle Stagioni dhe rikrijon mosmarrëveshjen mes stinëve – thotë Iskrena Jordanova. – Vepra është shkruar në vitin 1720 për ditëlindjen e mbretëreshës portugeze”.

Muzika barok sot gëzon një interes të madh. Luhet në instrumentet origjinale të epokës, përmes të cilave muzikantët përpiqen të arrijnë besueshmërinë maksimale të idesë së kompozitorit në çdo vepër.

“Nga vitet 60 të shekullit të ХХ-të, njerëzit filluan të kërkonin dhe të rizbulonin repertorin – thotë Iskrena Jordanova. – Të performosh me instrumente historike është shumë e rëndësishme, sepse arrijmë disi të rizbulojmë një epokë që tashmë është shumë larg nesh si në mentalitet, ashtu edhe në mënyrën e jetesës, por në të njëjtën kohë na ndihmon të kuptojmë mekanizmat e historisë dhe shijet estetike – atë që njerëzimi ka krijuar për të ecur përpara”.

Iskrena Jordanova dhe Massimo Mazzeo

Për Iskrena Jordanovën, muzika barok doli të ishte fat - jo vetëm që e ktheu atë në një muzikante dhe studiuese të klasit të parë, por në nivel personal e ndihmoi të krijonte një simbiozë të temperamentit bullgar dhe italian. Dhe megjithëse Iskrena dhe Massimo ndonjëherë debatojnë, ata i bashkon një drejtim i përbashkët: “E vërteta është se kur kemi një qëllim të qartë dhe duam ta realizojmë, gjërat shkojnë mirë”.


Foto: Arkiva personale e Iskrena Jordanovës

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mijëra i thanë lamtumirën legjendës së rock-ut Kirill Mariçkov

Mijëra admirues, të afërm dhe miq të legjendës bullgare të rockut Kirill Mariçkov u dyndën në kishën "Shën Sofia" të kryeqytetit për t'u përkulur para eshtrave mortore të muzikantit dhe për të thënë "Lamëtumirë". Në të njëjtën kohë, adhuruesit e..

botuar më 24-10-15 4.58.MD

"Vendimi i fundit" - Ljubo Kirov për zgjedhjet në dashuri

Ljubo Kirov prezanton këngën më të fundit nga albumi i tij "Zemra e re". Është “një shpërthim rok” i titulluar "Vendimi i fundit". Dhe këtu, mbi muzikë, Ljubo përsëri punon me kitaristin dhe producentin muzikor Angell Djullgerov, i cili është..

botuar më 24-10-14 6.15.PD
Kirill Mariçkov

U nda nga jeta muzikanti i dashur bullgar Kirill Mariçkov

Ka ndërruar jetë këngëtari, muzikanti dhe kompozitori bullgar Kirill Mariçkov. Tragjedia ka ndodhur në një incident në fshatin Sellanovci (Bullgaria Veroperëndimore), ku muzikanti i rock-ut duhej të kishte një koncert me "Fondacijata", njoftoi..

botuar më 24-10-11 9.24.MD