Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e këngëve dhe poezive popullore "Libër i ri me këngë dhe vjersha të përjetshme", hartuar nga Ljuben Karavellov. Ky koleksion u botua qysh në vitin 1878 nga Redaksia “Dituria” në Veliko Tërnovo.
Nuk është rastësi që ndër vite kënga ka interpretime të panumërta nga këngëtarë të shumtë të zhanreve të ndryshme. Tani ju ofrojmë ta dëgjoni të kënduar nga Dimitër Radev Vëllçev, i cili punoi në aranzhim së bashku me Momçill Kolev. Për tingëllimin unik të këtij versioni të ri një kontribut të veçantë kanë edhe muzikantët e famshëm - kitaristi Angell Demirev dhe Stojan Jankulov - Stunxhi në bateri.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: YouTube/@IgormarkovskiPas suksesit të këngës "Dashuria si një qiell" , e cila ishte kënga bullgare më e luajtur për 12 javë, Miro na sjell një këngë të re. "I butë" është rezultat i një bashkëpunimi befasues - këtu këngëtari punon me Kristian Kostov , i cili e..
Dara Ekimova tregon arritje të jashtëzakonshme profesionale. Këngëtarja e re arriti të realizonte 16 këngë të reja në një vit e gjysmë, të cilat i mblodhi në albumin debutues të titulluar “Kjo dhomë”. Pak para premierës së tij, ajo incizoi edhe këngën..
Konkursi Kombëtar i Muzikës "Si Luanët" 2024 zhvillohet nga data 18 deri më 20 tetor në Sallën e Koncerteve të BNR Varna. Konkursi muzikor gëzon interes të madh. Fëmijët dhe adoleshentët që aplikuan për të vijnë nga mbi 20 qytete të Bullgarisë - thonë..
Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris..