Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e këngëve dhe poezive popullore "Libër i ri me këngë dhe vjersha të përjetshme", hartuar nga Ljuben Karavellov. Ky koleksion u botua qysh në vitin 1878 nga Redaksia “Dituria” në Veliko Tërnovo.
Nuk është rastësi që ndër vite kënga ka interpretime të panumërta nga këngëtarë të shumtë të zhanreve të ndryshme. Tani ju ofrojmë ta dëgjoni të kënduar nga Dimitër Radev Vëllçev, i cili punoi në aranzhim së bashku me Momçill Kolev. Për tingëllimin unik të këtij versioni të ri një kontribut të veçantë kanë edhe muzikantët e famshëm - kitaristi Angell Demirev dhe Stojan Jankulov - Stunxhi në bateri.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: YouTube/@IgormarkovskiNjë nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..
Disa ditë para ditëlindjes së tij dhe një muaj para koncertit të tij të madh në sallën Arena Sofja, Ljubo Kirov prezantoi një këngë tjetër nga albumi "Zemra e re" - baladën e bukur "Gjithçka është në rregull". Teksti, si gjithmonë, është i Ljubos,..
Muzika e kompozitorit dhe pianist bullgar me famë botërore Millço Leviev do të tingëllojë sonte (më 28 tetor) në Sallën "Bëllgaria" në Sofje. Koncerti "Legjenda për Millço" i Ansamblit të Dhomës "Sofijski Solisti" nën drejtimin e Konstantin Dobrojkov..
Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris..