Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Muzeu në Razgrad ofron një turne falas përmes Abritusit të lashtë

Foto: BTA

Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të dëgjojnë një bisedë falas nga një ciceron turistik për jetën dhe mënyrën e jetesës së romakëve që dikur banonin në qytet.

Abritusi i Antikitetit të Vonë u ngrit në fund të shekullit të I-të si një kamp ushtarak romak, më pas u rrit në një qendër të rëndësishme urbane të provincës. Muret e fortesës kanë një gjatësi të përgjithshme prej 1400 m, një trashësi 2.10 - 3 metra dhe një lartësi 12 m së bashku me frëngjitë.


Pas ndërtimit të tij, Abritus u bë një vend i rëndësishëm në aspektin ushtarak, administrativ, politik dhe fetar. Gjatë shekujtë V-VI, Abritus ishte ndër shtatë qytetet më të mëdha të provincës romake të Misisë së Dytë dhe selia e një peshkopi.

Mbi 800 monedha ari të prera në shekullin e V-të u gjetën në zonën e qytetit antik Abritus, tani RazgradPër vizitorët më të vegjël, planifikohet një punëtori për fëmijë për zotërimin e hollësive të një prej zanateve më të lashta - përpunimit të qeramikës.

Foto: BTA, Muzeu Abritus, Muzeu Historik Rajonal Razgrad, BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një nip i perandorit Oktavian Avgust është rikrijuar ndoshta në statujën e parë nga Heraklea Sintika

Statuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij, njoftoi udhëheqësi i gërmimeve, Prof. Ljudmill Vagalinski. “Nuk ka dyshim se statuja është nga..

botuar më 24-11-26 10.59.PD

Zbulimet e fundit arkeologjike në Kështjellën Urviç ringjallin legjendat për mbretin Jasen

Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës së Djallit ndodhet kodra Srednobërdie. Aty lumi Vedena derdhet në lumin Iskër dhe malet Lozen dhe..

botuar më 24-11-24 10.35.PD

Familja e krishterë forcon marrëdhënien me Zotin

Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë rreth shekullit të VIII-të, në kohën e Patriarkut Tarasij. Vetëm gjashtë shekuj më vonë, festa filloi..

botuar më 24-11-21 7.35.PD