Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të dëgjojnë një bisedë falas nga një ciceron turistik për jetën dhe mënyrën e jetesës së romakëve që dikur banonin në qytet.
Abritusi i Antikitetit të Vonë u ngrit në fund të shekullit të I-të si një kamp ushtarak romak, më pas u rrit në një qendër të rëndësishme urbane të provincës. Muret e fortesës kanë një gjatësi të përgjithshme prej 1400 m, një trashësi 2.10 - 3 metra dhe një lartësi 12 m së bashku me frëngjitë.
Pas ndërtimit të tij, Abritus u bë një vend i rëndësishëm në aspektin ushtarak, administrativ, politik dhe fetar. Gjatë shekujtë V-VI, Abritus ishte ndër shtatë qytetet më të mëdha të provincës romake të Misisë së Dytë dhe selia e një peshkopi.
Për vizitorët më të vegjël, planifikohet një punëtori për fëmijë për zotërimin e hollësive të një prej zanateve më të lashta - përpunimit të qeramikës.
Foto: BTA, Muzeu Abritus, Muzeu Historik Rajonal Razgrad, BGNES
Përgjatë shtrirjes midis Rrafshinës së Trakisë së Epërme dhe malit Rodopa nga lindja në perëndim si një varg gjerdani renditen vendbanimet piktoreske - Asenovgrad, Perushtica, Kriçim, Peshtera, Patalenica dhe Varvara. Përgjatë luginave të..
Arkeologët bullgarë vazhdojnë studimin e nimfeumit të lashtë (vend i shenjtë i nimfave), zbuluar në kompleksin "Aquae Calidae" pranë Burgasit. Nimfeu zë një vend qendror në banjot e dikurshme romake dhe ka qenë pjesë e një shatërvani me mbishkrim..
Një tempulli trak nga shekulli III para Krishtit pa analog në vendin tonë mund të shndërrojë 10 hektarë të zonës "Jug" ("Juzhen") të Plovdivit në një park arkeologjik. Vendi ndodhet në bazën e Tumës së Madhe, të cilën një ekip i Muzeut..