Pas aderimit të Bullgarisë në zonën Shengen më 31 mars, nuk ka asnjë ndryshim në mjedisin e sigurisë, theksoi ministri i brendshëm në detyrë Atanas Illkov në një takim pune me ambasadorët e vendeve të BE-së. Takimi në Sofje u organizua nga Hungaria, si kryetar i radhës i Këshillit të BE-së. Illkov prezantoi prioritetet kryesore të ministrisë, ndër të cilat janë përgatitja dhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, siguria kufitare, lufta kundër migrimit ilegal dhe lufta kundër trafikimit të migrantëve ilegal. Ministri shprehu pritjen e tij për miratimin sa më të shpejtë të një Vendimi në Këshillin e BE-së për heqjen e kontrollit kufitar në kufijtë tokësorë të Bullgarisë dhe Rumanisë. Para diplomatëve ai i kushtoi një vëmendje të veçantë bashkëpunimit të ngushtë me Greqinë dhe Rumaninë, përfshirë këtu luftën kundër krimit të organizuar dhe migracionit të paligjshëm, si dhe bashkëpunimin e mirë me Austrinë.
Ndërkohë, vendi mori 60 automjete të gjithë terrenit në kuadër të një projekti të BE-së për të përmirësuar kapacitetin teknik të Policisë Kufitare. Kjo është dërgesa e katërt nga BE-ja e pajisjeve të rojeve kufitare, transmeton BTA.Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër Nevski”. Për një shekull të tërë, Katedralja është "dëshmitare e të gjitha emocioneve, shpresave dhe..
Ditën e premte era nga jugu do të forcohet dhe do të jetë mesatare dhe e fortë, në vendet paraballkanike dhe në shpatet veriore të maleve nga Bullgaria Jugore – me stuhi. Vranësirat do të jenë të shpërndara, të konsiderueshme në zonat perëndimore, por..
Sipas një analize të Operatorit të Sistemit të Energjisë Elektrike, mungesa e energjisë elektrike pritet që në janar dhe shkurt. Në një konferencë tematike të organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë në Sofje, Deljan Dobrev nga GERB shpjegoi..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..