Sot ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov dhe ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i SHBA-së në Bullgari Kenneth Merten diskutuan në një takim për përfshirjen e Bullgarisë në programin e udhëtimit pa viza të SHBA-së.
"Përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan të udhëtimit pa viza është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe do të tregojë natyrën strategjike të marrëdhënieve midis dy vendeve tona", theksoi Kondov. Ai tregoi se deri në fund të vitit do të nisë një fushatë informuese për rritjen e informimit të shoqërisë për Programin dhe sqarimin e kushteve dhe procesit të aplikimit për vizë për SHBA-në. Qëllimi është ulja e shkallës së refuzimit - një kriter i domosdoshëm për heqjen e vizave. Ambasadori Merten konfirmoi gatishmërinë e Ambasadës së SHBA-së në Sofje për të vazhduar ndihmën në përpjekjet e Bullgarisë për përfshirje në program.
Në bisedë Kondov ngriti edhe çështjen e lidhjes së Marrëveshjes për sigurinë shoqërore ndërmjet Bullgarisë dhe SHBA-së, e cila do të ishte në interes të qytetarëve bullgarë që punojnë apo jetojnë në SHBA. U diskutua edhe bashkëpunimi me SHBA-në për të kundërshtuar manipulimin e huaj të informacionit.Presidenti Rumen Radev e cilësoi takimin e tij me presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, që u zhvillua të premten, më 13 shtator, në Sofje, si konstruktiv dhe të sinqertë në një atmosferë miqësore...
Për të gjithë Bullgarinë dita e parë e shkollës është një datë domethënëse dhe mund të thuhet se është një nga festat më të mëdha. Me këto fjalë, ushtruesi i detyrës së kryeministrit Dimitër Gllavçev iu drejtua mësuesve, nxënësve dhe prindërve në..
Në hapjen e vitit shkollor në Shkollën e Mesme të kryeqytetit “Albert Ainshtain”, presidenti Rumen Radev u bëri thirrje nxënësve që të jenë “krijues të vërtetë” të “së nesërmes” së tyre. Në urimin e tij për Vitin e Ri Shkollor, kreu i shtetit u uroi..
BSP insiston që Ministria e Punëve të Jashtme të thërrasë ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vendin tonë për shpjegime lidhur me..
Me një festival gjashtëditor të zanateve në Veliko Tërnovo , nisin festimet me rastin e 116 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Bullgarisë..
Vizita e presidentes së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska është me rastin e një ngjarjeje kulturore - vizita e Operës dhe Baletit Kombëtar të..