Muzeu i Aviacionit në Burgas ia kushton muajin shtator një prej ekspozitave të tij të veçanta - helikopterit Mi-2, fluturimi i parë i të cilit ishte më 22 shtator 1961. Të apasionuarit pas aviacionit, banorët dhe turistët e qytetit tonë bregdetar kanë mundësinë të mësojnë fakte interesante për funksionet dhe historinë e makinës fluturuese.
"Mi-2 është helikopteri i parë sovjetik me dy motorë turbinash me gaz, ai është prodhuar në BRSS dhe Rusi në periudhën 1965-1992, kohë gjatë së cilës janë prodhuar më shumë se 5250 makina. Ai e zëvendëson Mi-1, duke e tejkaluar dukshëm për nga shpejtësia dhe kapaciteti i ngarkesës” – njofton muzeu në faqen e zyrtare në Facebook.
Ky model helikopterësh është një nga helikopterët e parë të regjistruar në vend, pasi Mi-2 u dorëzua me furnizimin e parë të makinave fluturuese në Bullgari në vitet 1960, sqaron BTA. Regjistrimi i parë i Mi-2 me numër fluturimi 202 (më vonë i ndryshuar në 01) në Regjistrin e Forcave Ajrore Bullgare ishte më 30 qershor 1973. Helikopteri përdorej nga Forcat Ajrore Bullgare për mbi 25 vjet. Ai e realizoi fluturimin e tij të fundit në shtator të vitit 1998 nga Baza Ajrore e Krumovos. Muzeu i Aviacionit në Burgas ka dhjetë avionë, ndër të cilët ka përfaqësues të aviacionit bujqësor, civil dhe ushtarak.
Lexoni më shumë:
Përpiloi: Joan Kolev
Foto: Muzeu i Aviacionit në Burgas
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..