Muzeu i Aviacionit në Burgas ia kushton muajin shtator një prej ekspozitave të tij të veçanta - helikopterit Mi-2, fluturimi i parë i të cilit ishte më 22 shtator 1961. Të apasionuarit pas aviacionit, banorët dhe turistët e qytetit tonë bregdetar kanë mundësinë të mësojnë fakte interesante për funksionet dhe historinë e makinës fluturuese.
"Mi-2 është helikopteri i parë sovjetik me dy motorë turbinash me gaz, ai është prodhuar në BRSS dhe Rusi në periudhën 1965-1992, kohë gjatë së cilës janë prodhuar më shumë se 5250 makina. Ai e zëvendëson Mi-1, duke e tejkaluar dukshëm për nga shpejtësia dhe kapaciteti i ngarkesës” – njofton muzeu në faqen e zyrtare në Facebook.
Ky model helikopterësh është një nga helikopterët e parë të regjistruar në vend, pasi Mi-2 u dorëzua me furnizimin e parë të makinave fluturuese në Bullgari në vitet 1960, sqaron BTA. Regjistrimi i parë i Mi-2 me numër fluturimi 202 (më vonë i ndryshuar në 01) në Regjistrin e Forcave Ajrore Bullgare ishte më 30 qershor 1973. Helikopteri përdorej nga Forcat Ajrore Bullgare për mbi 25 vjet. Ai e realizoi fluturimin e tij të fundit në shtator të vitit 1998 nga Baza Ajrore e Krumovos. Muzeu i Aviacionit në Burgas ka dhjetë avionë, ndër të cilët ka përfaqësues të aviacionit bujqësor, civil dhe ushtarak.
Lexoni më shumë:
Përpiloi: Joan Kolev
Foto: Muzeu i Aviacionit në Burgas
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Instituti mbi Kërkimin e Klimës, Atmosferës dhe Ujit pranë Akademisë Bullgare të Shkencave (IIKAV-BAN) po organizon një konferencë dhe një ngjarje ceremoniale kushtuar ujit - një burim natyror i paçmuar, një komponent i domosdoshëm i të gjithë..
Për të tretin vit radhazi në Bullgari do të mbahet konkursi ndërkombëtar i gatimit “Luga e Kupidit”. Konkursi i shijshëm ka një mision - të tregojë se personat me aftësi të kufizuara mund të përballojnë me sukses aktivitetet e përditshme kur u jepet..
Nxënësit tani mund të testojnë në internet aftësitë e tyre për zgjidhjen e problemeve nga studimi ndërkombëtar PISA. Ministria e Arsimit dhe Shkencës krijoi një modul në faqen e saj të internetit me një lidhje me platformën speciale . Ajo përmban..
57% e bullgarëve mbështesin aplikimin e mësimeve të fesë si pjesë e kurrikulës së rregullt në shkolla, tregon një sondazh i Agjencisë Trend. 26% janë..