Muzeu i Aviacionit në Burgas ia kushton muajin shtator një prej ekspozitave të tij të veçanta - helikopterit Mi-2, fluturimi i parë i të cilit ishte më 22 shtator 1961. Të apasionuarit pas aviacionit, banorët dhe turistët e qytetit tonë bregdetar kanë mundësinë të mësojnë fakte interesante për funksionet dhe historinë e makinës fluturuese.
"Mi-2 është helikopteri i parë sovjetik me dy motorë turbinash me gaz, ai është prodhuar në BRSS dhe Rusi në periudhën 1965-1992, kohë gjatë së cilës janë prodhuar më shumë se 5250 makina. Ai e zëvendëson Mi-1, duke e tejkaluar dukshëm për nga shpejtësia dhe kapaciteti i ngarkesës” – njofton muzeu në faqen e zyrtare në Facebook.
Ky model helikopterësh është një nga helikopterët e parë të regjistruar në vend, pasi Mi-2 u dorëzua me furnizimin e parë të makinave fluturuese në Bullgari në vitet 1960, sqaron BTA. Regjistrimi i parë i Mi-2 me numër fluturimi 202 (më vonë i ndryshuar në 01) në Regjistrin e Forcave Ajrore Bullgare ishte më 30 qershor 1973. Helikopteri përdorej nga Forcat Ajrore Bullgare për mbi 25 vjet. Ai e realizoi fluturimin e tij të fundit në shtator të vitit 1998 nga Baza Ajrore e Krumovos. Muzeu i Aviacionit në Burgas ka dhjetë avionë, ndër të cilët ka përfaqësues të aviacionit bujqësor, civil dhe ushtarak.
Lexoni më shumë:
Përpiloi: Joan Kolev
Foto: Muzeu i Aviacionit në Burgas
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Pikërisht 3 vjet më parë, më 24 shkurt, filloi pushtimi rus i Ukrainës - një ngjarje që zgjoi Evropën 77 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe vuri në pikëpyetje një nga synimet kryesore të BE-së - parandalimin e një konflikti të ri në..
Në bazën bullgare të Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” janë instaluar pajisje matëse që mbledhin të dhëna të vlefshme për aktivitetin diellor dhe lidhjen e tij me fushën magnetike të Tokës për dy muaj. Studimet po kryhen në kuadër të projektit të..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi mes 224 të diplomuarve bullgarë në vitin 2024 në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e..
Komisioni nismëtar për bojkotimin e zinxhirëve të shitjes me pakicë njoftoi se po ndalon protestat. Në një deklaratë për media, nismëtarët e protestave..