Makina klasike të nivelit të lartë të Shërbimit Kombëtar të Mbrojtjes janë ekspozuar që nga sot deri më 15 shtator në Muzeun Historik Kombëtar. Ekspozita është me rastin e 145 vjetorit të themelimit të Shërbimit Kombëtar të Mbrojtjes të Bullgarisë. Vizitorët e muzeut mund të njihen me katër nga makinat më të rralla, pjesë e trashëgimisë historike të ruajtur nga Shërbimi Kombëtar i Mbrojtjes. Makina më e vlefshme e ekspozitës është një nga modelet më të rralla të Mercedes-Benz në botë - Mercedes-Benz 600 Pullman Landolet. Nga modeli i paraqitur me gjashtë dyer janë prodhuar vetëm 26.
Ekspozita paraqet gjithashtu legjendat e industrisë sovjetike të automobilave GAZ-13 dhe GAZ-14 "Çajka", si dhe një nga makinat më të rralla koleksioniste ZIL-115, të prodhuara në periudhën nga 1978 deri në 1983 në pak më shumë se 100 njësi. Modeli ZIL-115 gëzon reputacionin e makinës përfaqësuese më të shpejtë dhe më prestigjioze të krijuar nga industria e automobilave sovjetike.Nuk do të ketë dallim mes Bullgarisë dhe Rumanisë në rrugën e tyre drejt Shengenit. Kështu u tha gazetarëve presidenti Rumen Radev, duke komentuar informacionin e publikuar sot për anëtarësimin e plotë të Rumanisë në Shengen nga viti i ardhshëm. “Ne presim..
Për rritje pagash prej të paktën 10% në të gjitha fushat buxhetore dhe rritje më të ndjeshme të të ardhurave në arsim, shëndetësi dhe Ministrinë e Brendshme në vitin 2025 këmbëngul Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB). Në Burgas, lideri i sindikatës..
Sot bëhet një vit nga rrëmbimi nga hutët në Detin e Kuq të dy marinarëve bullgarë si pjesë e ekuipazhit të anijes “Galaxy Leader”. Me këtë rast në tempullin e marinarëve “Shën Nikolla Mrekullibërës” në kryeqytetin tonë detar Varna (Bullgaria Verilindore) u..
Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI),..
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..
Ministri në detyrë i mbrotjes Atanas Zaprjanov konfirmoi përkushtimin e Bullgarisë ndaj përpjekjeve të përbashkëta të Bashkimit Evropian në mbështetje të..