Makina klasike të nivelit të lartë të Shërbimit Kombëtar të Mbrojtjes janë ekspozuar që nga sot deri më 15 shtator në Muzeun Historik Kombëtar. Ekspozita është me rastin e 145 vjetorit të themelimit të Shërbimit Kombëtar të Mbrojtjes të Bullgarisë. Vizitorët e muzeut mund të njihen me katër nga makinat më të rralla, pjesë e trashëgimisë historike të ruajtur nga Shërbimi Kombëtar i Mbrojtjes. Makina më e vlefshme e ekspozitës është një nga modelet më të rralla të Mercedes-Benz në botë - Mercedes-Benz 600 Pullman Landolet. Nga modeli i paraqitur me gjashtë dyer janë prodhuar vetëm 26.
Ekspozita paraqet gjithashtu legjendat e industrisë sovjetike të automobilave GAZ-13 dhe GAZ-14 "Çajka", si dhe një nga makinat më të rralla koleksioniste ZIL-115, të prodhuara në periudhën nga 1978 deri në 1983 në pak më shumë se 100 njësi. Modeli ZIL-115 gëzon reputacionin e makinës përfaqësuese më të shpejtë dhe më prestigjioze të krijuar nga industria e automobilave sovjetike.E marta do të jetë ditë zie kombëtare si shprehje solidariteti me fqinjin tonë më të afërt në Ballkan, deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov. Një zjarr në një diskotekë në qytetin maqedonas të Koçanit vrau 59 persona dhe plagosi 155 të tjerë...
Stefania Aleksova, studente në kursin e dytë në Universitetin Amerikan në Bllagoevgrad (Bullgaria Jugperëndimore), është një nga viktimat e zjarrit në diskotekën në Koçan. Ajo ka lindur në qytetin maqedonas që u bë skena e tragjedisë, ku 59 persona..
Katërmbëdhjetë persona të lënduar nga zjarri në një diskotekë në qytetin e Koçanit të Maqedonisë së Veriut janë pranuar për mjekim në Bullgari, njoftoi në një konferencë informimi drejtori i Spitalit Emergjent “Pirogov”, dr. Valentin Dimitrov...
18 mars 2025 është një ditë zie kombëtare në kujtim të viktimave që vdiqën në rrethana tragjike në qytetin Koçani, Republika e Maqedonisë së Veriut...
Presim që pala maqedonase të vendosë nëse ka nevojë për marrjen e 10 personave të tjerë të lënduar nga zjarri në Koçani. Këtë e tha presidenti Rumen..
Importi i fuqisë punëtore nga vendet jashtë BE-së është në një nivel rekord, por nuk mbulon nevojat e biznesit. Që nga fillimi i vitit, vetëm për..