Nga grupi “Mary Boys Band” thonë se këtë vit vera do të zgjasë deri më 25 tetor - sepse koncerti i tyre tradicional, në të cilin këndojnë refrenin ikonik "Vera po shkon, vjeshta po vjen ", do të mbahet më 25 tetor në Sofje dhe do të shënojë fillimin e një sezoni të ri. Para kësaj, më 16 shtator, Bashkia e qytetit Burgas dhe “Mary Boys Band” na ftojnë në një koncert festiv në Ditën e Parë të Shkollës, i cili gjithashtu titullohet "Vera po shkon, vjeshta po vjen".
“Dita e parë e shkollës është e rëndësishme për ne përderisa jemi nxënës dhe prindër të nxënësve. E duam gjithë jetën, sepse e lidhim me tufën e larmishme të fëmijëve që ecin në rrugën e ndritur të dijes, vërshojnë qytetin me zhurmë e hare, të shoqëruar nga të afërm e miq... Ne duam të mblidhemi të gjithë së bashku! Le të festojmë fillimin e Vitit të Ri Shkollor me këngët e preferuara nga kjo tufë e larme!”- shkroi Meri në profilin e saj në Facebook në lidhje me koncertin e 16 shtatorit në Burgas.
Përveç hiteve të tyre, të cilat janë aq të shumta sa nuk ka sesi t'i përfshijnë të gjithë në një koncert, në shfaqjet tash e tutje muzikantët e grupit do të prezantojnë edhe dy këngë të reja që u krijuan pas një pauze 6-vjeçare - "Përshëndetje" dhe "Peizazhi me ngjyra". Udhëheqësja e grupit dhe autore kryesore e muzikës dhe teksteve të këngëve - Maria Mutafçieva – Mari i thotë:
“Më në fund u ulëm dhe shkruam një këngë verore! Megjithatë, me gjithë koncertet dhe udhëtimet, ajo doli në mes të verës dhe pothuajse në fund të saj. Prandaj thamë me vete - pra çfarë, do të shkruajmë një tjetër këngë verore pastaj! Kështu që shumë shpejt prisni një tjetër këngë verore nga Mary Boys Band. Vera nuk do të ndalet fare!"
Lexoni më shumë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Fotot: YouTube / Mary Boys Band, Facebook / Mary Boys BandMë 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..
Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..
Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..
Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris..