Grupi “Ostava” e ka bërë traditë që në fillim të shtatorit të festojë ditëlindjen me një koncert në “Majmunarnika” – një vend i njohur në qendër të Kopshtit të Borisit në Sofje. Këtë vit tradita vazhdon me një takim me publikun në datën 11 shtator. Më pas ata do të performojnë për herë të parë live këngën e tyre të re "Mona Liza" - kënga e parë e re pas albumit "Oksigjeni".
Rezulton se për frontmenin e “Ostava” Svilen Noev, buzëqeshja e Mona Lizës nuk është aq misterioze sa sarkastike. Kështu, ai edhe një herë ndjen pulsin e shoqërisë sonë me shprehjen “Ti buzëqesh si Mona Liza – dua më shumë”. Si autor i muzikës dhe tekstit të këngës së fundit të grupit, ai thotë se kënga është krijuar shumë shpejt:
“Më pëlqen shumë kënga e Mona Lizës – jo vetëm sepse e kam krijuar unë, por… sepse nuk kemi pasur një këngë të tillë – kaq e ngadaltë, kaq seksuale, të paktën për mua tingëllon si diçka që nuk kemi pasur deri më tani” – shtoi këngëtari.
Krahas hiteve të tyre më të mëdha dhe këngës së re “Mona Liza”, në programin dyorësh të koncertit të 11 shtatorit, muzikantët nga “Ostava” kanë përfshirë edhe një këngë tjetër krejtësisht të re, të cilën aktualisht janë duke e incizuar.
Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..
Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..
Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..